TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Korrik 2024, 09:53

Saliu e quan veten “popull”; pas Strasburgut i kërkoi ndihmë Avokatit të Popullit: - “Më lironi, jam i burgosur politik”!

Shkruar nga Pamfleti
Saliu e quan veten “popull”; pas Strasburgut i kërkoi
Sali Berisha /

Në SHBA, Sali Berisha bëri lobime me miliona USD përmes sekserëve të tij të botës së errët, por nuk guxoi të hapte gjyq kundër DASH, ndërsa me gjyqet në Francë e Angli dështoi të hiqte damkën “Non grata”. Prej 6 muajsh po tenton t’i shpëtojë SPAK-ut, por tani i është hapur dhe dosja e vrasjeve të 21 janarit...

Sali Berisha po harxhon miliona, nga ato që ka vjedhur familjarisht gjatë pushtetit, për të hequr damkën “non grata” dhe për të dalë nga arresti shtëpiak, duke bërë gjyqe, presione në parlament, kërcënime ndaj SPAK e GKKO, tubime çdo 4 muaj me molotovë para kryeministrisë dhe çdo javë para Bashkisë.

Paralelisht, ka përdorur të pandehurin Ilir Meta, mikun, ortakun e bashkëpunëtorin në shumë afera e në të njëjtin hall me drejtësinë, duke e vërsulur me sulme kundër SPAK-ut e SHBA-ve dhe me kërcënime për revolucion të armatosur kundër shtetit.

Madje Saliut, nuk “i piu ujë” as kërcënimi publik paralajmërues me vrasje, që i bëri Altin Dumanit nëpërmjet Ilir Metës, duke i kujtuar vrasjen e Falkones dhe Borselinos, me mesazhin në “FB”, se prokurorët që guxojnë të prekin mafien, asgjësohen.

Por me asnjë nga këta skenarë dhe as me bashkëpunimin me Ilir Metën e grupet kriminale, i pandehuri Sali Berisha nuk ka mundur të realizojë qëllimin për të hequr damkën “non grata” e për ta dalë nga arresti shtëpiak, ku SPAK dhe GJKKO e kanë izoluar prej afro 7 muajsh.

Dhe marrjen e vulës së PD-së dhe mos heqjen e mandatit të deputetit, Sali Berisha nuk i siguroi me këto skenarë kërcënues me molotovë, por pas pazarit me Edi Ramën, në komisionet e posaçme mafioze parlamentare PS-PD të quajtur “Shalsi”, “Xhafaj” e “Braçe”, për të marrë peng SPAK-un, GJKKO-në, KLSH-në dhe mediat e pavarura.

Para një jave, Sali Berisha, pa kaluar shkallët e gjyqësorit të Shqipërisë, iu drejtua Gjykatës së Strasburgut, me kërkesën për lirim nga arresti shtëpiak dhe lejimin për të marrë pjesë në parlament, me motivin se vendimet e SPAK e GJKKO janë të paligjshme, ndërsa veten e quan të “burgosur politik”.

Sipas kompetencave e procedurave, Gjykata e Strasburgut nuk do t’ia pranojë kërkesën për lirim nga arresti shtëpiak, ndërsa drejtësia në Shqipëri, mbështetur në provat penale nuk pranon ta lirojë, madje i zgjati me 3 muaj afatin e hetimit nën masën “Arrest shtëpie”.

Por ditën e enjte në parlament, Sali Berisha, duke e quajtur veten “popull”, vërsuli deputetët e PD, me kërkesa e presione drejtuar Avokates së Popullit, që ta cilësojë “të paligjshëm” arrestimin e Sali Berishës dhe ta deklarojë “të pafajshëm e të burgosur politik”.

Funksionalisht, Avokati i Popullit merret me shkeljen e të drejtave të popullit e jo të shtetarëve; por Sali Berisha, kishte si qëllim, që Avokati i Popullit të hartonte një raport hetimor kundër vendimeve të SPAK e GJKKO, të cilin ai do ta përdorte si provë padrejtësie në Gjykatën Kushtetuese e në Strasburg.

Kujtojmë, se Sali Berisha bëri lobime me miliona USD në SHBA, përmes sekserëve të tij të botës së errët, por nuk guxoi të hapte gjyq kundër DASH; ndërsa me gjyqet në Francë e Angli dështoi të hiqte damkën “Non- grata”, dhe prej 6 muajsh nuk po lë gurë lëvizur për t’i shpëtuar drejtësisë.

Mirëpo para dy ditësh, për Sali Berishën është shtuar edhe një telash tjetër, me ri-hapjen e dosjes së 4 vrasjeve në protestën e 21 janarit 2011, për të cilën do thirret si urdhërues, si njeriu që ka dorë në zhdukjen e  filmimeve të kamerave, armëve të Gardës dhe për prova të reja që ka servirur FBI./Pamfleti

sali berisha strasburg avokati i popullit

Lini një Përgjigje