TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë21 Korrik 2024, 14:00

Burri i Xhaçkës dhe Pëllumb Gjoka investitorë strategjikë, DASH demaskon Ramën: Si po favorizon me ligj klientët e qeverisë!

Shkruar nga Pamfleti
Burri i Xhaçkës dhe Pëllumb Gjoka investitorë
DASH "shuplakë" Ramës

Departamenti Amerikan i Shtetit, shuplakë të fortë qeverisë mbi ligjin për investimet strategjike...

Kryeministri Edi Rama ka marrë një goditje të fortë nga SHBA për investimet strategjike. Të gjithë e dimë se si përfituan nga ky ligj burri i Olta Xhaçkës, Pëllumb Gjoka dhe shumë persona të tjerë të lidhur me pushtetin. Mirëpo ky fakt nuk u ka shpëtuar as ndërkombëtarëve.

DASH publikoi raportin për klimën e investimeve, ku përveç kritikave për PPP-të dhe tenderët, përmendet në shumë raste ligji për investimet strategjike. Sipas DASH, ndonëse ai u krijua për të thithur investitorë nga jashtë, ata që kanë përfituar më shumë janë klientët e qeverisë.

Për të nxitur investimet në sektorët strategjikë, Qeveria e Shqipërisë miratoi një ligj të ri për investimet strategjike në maj 2015. Sipas ligjit të ri, një "investim strategjik" mund të përfitojë nga asistenca "procedurë e asistuar" ose "procedurë e veçantë" nga qeveria për të ndihmuar në procesin e dhënies së lejeve. Pavarësisht legjislacionit mbështetës, shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar nga statusi “Investitor Strategjik” dhe pjesa dërrmuese e projekteve u janë dhënë kompanive vendase që operojnë në sektorin e turizmit. Pjesa e parëndësishme e investitorëve të huaj që kanë përfituar nga statusi i investitorëve strategjikë ka nxitur perceptimin tek investitorët e huaj se nga ligji kanë përfituar kryesisht kompanitë vendase me lidhje të forta me mazhorancën qeverisëse”, thuhet e zeza mbi të bardhë në raportin e DASH.

Por jo vetëm kaq. Sipas amerikanëve, ndonëse afatet e ligjit janë shtyrë, investitorët e huaj druhen të aplikojnë. “Nisma nuk ka tërhequr investime të huaja të konsiderueshme edhe pse afati i ligjit është shtyrë disa herë që nga afati fillestar i tij i dhjetorit 2018. Ligji skadoi në dhjetor 2023 dhe parlamenti zgjati mandatin e tij deri në dhjetor 2024. Shumica prej rreth 60 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe dominohen nga investitorët vendas”, vijohet më tej.

Po ashtu përmendet aeroporti i Vlorës. Sipas DASH, qeveria ndërhyri në një zonë të mbrojtur duke dëmtuar biodiversitetin. Duke citur BE, DASH shprehet se përmes ligjit për investimet strategjike po ndërhyhet te zonat e mbrojtura.

36 organizata ndërkombëtare dhe vendase të shoqërisë civile i dërguan një letër të hapur kryeministrit Rama duke theksuar kërcënimin e dëmeve të pakthyeshme që Projekti i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës paraqet për Peizazhin e Mbrojtur Vjose-Nartë. BE-ja vuri në dukje në Raportin e Progresit se legjislacioni për Investimet Strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura. Komisioni Evropian rekomandoi që autoritetet shqiptare të marrin masa të menjëhershme për të rishikuar dhe përmirësuar vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe strategjik në projektet, planet dhe programet ekzistuese dhe të planifikuara, veçanërisht në sektorët e hidrocentralit, ndërtimit, turizmit, transportit dhe minierave”, vijon raporti.

Sipas amerikanëve korrupsioni i vazhdueshëm, zbatimi i pabarabartë i legjislacionit, burokracia e rëndë, shtrembërimi i konkurrencës dhe mungesa e transparencës pengojnë komunitetin e biznesit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje