TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë15 Korrik 2024, 10:58

Edi Rama nuk bie si antiamerikan, por si hajdut!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Edi Rama nuk bie si antiamerikan, por si hajdut!
Edi Rama dhe Joe Biden /

Amerika ka problemet e veta me antiamerikanizmin...

Edi Rama nuk u bë antiamerikan me magji. Ka qenë i mbushur dëng me antiamerikanizëm që kur ishte filiz në saksi të mafies, varfanjak dhe psikopat pa shtëpi e katandi, sa ka shfryrë nervat fizike kafshërisht e publikisht mbi Flamurin Amerikan.

Pra, hiqeni nga mëndja se rastësisht gjeti shesh e bëri përshesh, e Amerika do e çojë për lesh.

Amerika ka problemet e veta me antiamerikanizmin.

Atentati kundër Presidentit Donald Trump, është njëri nga të shumtët, dhe “dromcat” e Edi Ramës ende nuk kanë marrë një fshesë t’i pastrojë.

Thërrimet që kërkojnë turmat e uritura nëpër vrimat e diplomacisë, na vështirësojnë vizatimin e portretit të një kryeministri krye mafioz, që bezdisjet veta, i shfryn me përbuzje edhe kur e zënë duke vjedhur, edhe kur kapet në tradhti kombëtare, edhe kur dikush i boton numrin e burgut në Paris, edhe kur Presidentin Donald Trump e fton kombi amerikan t’i prijë.

Nuk synojmë të thurim korniza për ndërgjegjen njerëzore, por të nxjerrim Djallin nga njeriu i pa ngopur, që prej 11 vitesh po ngordh kombin e vet.  

Kjo kohë, nuk mund të jetë më mizore se është.

Në luftën kundër mafies ballkanike, të shtrirë kudo në Botë dhe që ka cenuar rëndë edhe interesat e shtetit amerikan, viktimat e para nuk janë ende antiamerikanët e fshatit tonë.

Po të ndodhte kjo që pritet dhe duhet, i pari që duhej të ishte në ishull të transparencës së pasurive dhe prapësive, do të qe Edi Rama.

Po a e rrëzon Amerika Edi Ramën vetëm se është antiamerikan?!

Këtyre anëve, në çdo thes të politikës që ta futësh grushtin, mostra është si i gjithë malli.

Secili i ka boshatisur kosheret e “mjaltës” së fshatit, por faji i Edi Ramës është se ky ka përtuar edhe të fshijë buzët.

Beliket e shtetit nuk i ka zënë të tëra Babloku.

Me prona, vlera, resurse tokësore, ajrore dhe nënujore, pasuri gojore, mendore dhe shpirtërore, janë thjeshtë mbresë nën mbulesë.

Shenjat e gjurmëve të epokës së hajdutëve, duhen deshifruar në alfabetin tonë, se Amerika nuk e rrëzon Edi Ramën se është antiamerikan, por se i ka buzët me mjaltë!/Pamfleti

edi rama antiamerikan hajdut

Lini një Përgjigje