Arrestimi i Edi Ramës në zyrë, në befasi, nuk do të befasonte askënd.
Befasitë i ka hequr nga fjalori diplomatik dhe alergjik një “gjarpër”, e nuk ka si t’i riaktivizojë një “peshk”.
Hashim Thaçi, pasi kishte prerë biletën për në Washington, se ashtu i kishin thënë ata të “Shtëpisë së Bardhë”, se të presim në një takim si mik besnik, ishte i gëzuar po kaq sa Edi Rama sot.
Ku i shkonte mendja Presidentit të Kosovës, ish drejtuesit të UÇK-së, krijuesit të shtetit më të ri në Botë, atij që Bill Clinton, pa pushuar asnjë sekondë pas takimit sekret me sekretaren Monica Lewinsky, i ofroi potencialin ushtarak të NATO-s për të shëmbur perandorinë e Sllobodan Milleshivit, se pikërisht miqtë evropianë, i kishin porositur krevatin në burgun “Haaglanden” të Scheveningenit, diku në periferi të Holandës.
Ne, që e kishim paralajmëruar “gjarprin e gjallë” me qindra shkrime, se po ta fusin o figurë, me këtë “peshkun ngordhalaq” nuk kemi pse të dyshojmë se nëse nuk e arreston SPAK-u, edhe pse bri emrit ka aq skandale, Amerika nuk do mund të durojë ta zhvlerësoi një tip-trapi si ky.
Edhe pse drejtësia shtiret sikur i bindet Amerikës, logjika nuk më lë të bëj hapa pas e të mos shikoj se SPAK arreston ata që vjedhin më pak.
Edi Rama, tashmë haptas kundër drejtësisë dhe SPAK-ut, mish e thua me 3 Klanet e tjera Mafioze, mund të bëjë çdo kënd Charles McGonigal, sa kohë që në këtë Botë, çdo gjë e ka një çmim.
Këta blejnë edhe kohën.
A nuk besuam prej vitesh, se do të arrestohen të parët 4 Klanet Mafioze?
Lajmi vdiq në lindje.
Sapo ambasadori Donald Lu e regjistroi si lindje të shëndetshme, aty në fletoren që çdo ambasador i lë “amanetet” që kombi i kopsit si të shenjta, dikush ja vuri duar në fyt dhe e mbyti.
Edi Rama ka para të blejë çdo krim e kriminel.
Sot, 4 Klaneve Mafioze, edhe emri u është fshirë nga historia e ndritur e premtimit, se kudo investon Amerika taksat e popullit të vet, sigurisë nuk ja heq askush siguresën.
Nga “ishulli” i pa sigurtë, rrethuar nga “heshtat” e patronazhistëve që po bëhen gati të vjelin hashashin, jemi të sigurtë të zipojmë kodin se Amerika duhet ta arrestojë Edi Ramën në zyrë, ndryshe do të ketë shumë McGonigalë!/Pamfleti
Lini një Përgjigje