
Ai i ka kujtuar protestuesve që ka një kontratë të firmosur nga më shumë se 800 mijë shqiptarë që e kanë votuar atë dhe Partinë Socialiste...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Vlora protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilët prej 6 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ndërsa zhvillonte një takim me banorë të Zvërnecit, të cilëve u kërkoi që të zgjidhnin mosmarrëveshjet e pronësisë në Gjykata, Rama tha se nuk ka ndërmend të dorëhiqet edhe sikur në shesh të dalin 500 mijë persona, dhe jo 5 mijë.
Ai i ka kujtuar protestuesve që ka një kontratë të firmosur nga më shumë se 800 mijë shqiptarë që e kanë votuar atë dhe Partinë Socialiste.
“Jo 5 mijë vetë, por 500 mijë të dalin në shesh, nuk mjaftojnë, janë 800 e ca kusur mijë që kanë bërë marrëveshje me mua dhe PS. Ky investim nuk doli sot papritur. Unë e kam thënë në fushatë. Unë isha në Tivat, erdha direkt nga Tivati këtu… Tivati ishte vendi më i pazhvilluar në Mal të Zi, nuk shkonin turistë se ishte bazë ushtarake”, tha Rama.
Në vijim ai ka ironizuar protestuesit kur tha se këta që kanë dalë të protestojnë i duan pagat si në Amerikë mbase, i duan si në Manhatan.
“Nuk e di çfarë duan këta. Pagat në sistemin e turizmit tonë janë si në Greqi, ose më shumë si në Greqi. Këtu nuk është: ‘Sa të të jap?’. Këtu është: ‘Hajde të punosh’. Në Tivat, të gjithë ata që takova atje ishin malazez”, tha Rama.
Duke iu drejtuar tw pranishmwve, Rama tha se protestuesit kanë dalë t’ju mbrojnë juve nga unë, ndërsa flasin edhe në emër të atyre që nuk dalin.
“Në Tivat, të gjithë ata që takova unë atje, të gjithë punëtorët, ishin malazez. Ka lezet, marrin rrogën tamam. Marrin sigurime shoqërore. Tha një djalë atje ‘ku të shkoj unë? Pse të iki në Dubai apo Abu Dhabi të punoj kamarier?’
‘Unë këtu e kam pagën fiks dhe jam në shtëpinë time’ më tha. Pastaj ai nuk është një investim thjeshtë hajde se do bëjmë shtëpi e vila e do mbyllemi. Ai program ka spital, ka shkollë turizmi, ka plotë e plotë gjëra të tjera. Tani kur të dalin të thonë anuloje një gjë që nuk është bërë akoma, t’i s’ke më çfarë bën pastaj.
Do të dëgjoni lloj lloj çudirash. Këtu është mbushur bulevardi me njerëz që kërkojnë t’ju mbrojnë juve nga unë. Ti s’ke dalë, sepse ti je njeri normal, që thua kjo është prona ime dhe unë do e fitoj me gjykatë. Ata atje kanë dalë të flasin me emrin tënd, kupton ti tani”, tha Rama.
Tani i erdhi fundi. Shikoni cfare piruetash do bej ne vazhdim. Eshte ne panik. Nga deklarata do kthehem ne katun, ne kam 800 mije veta qe me duan. Neser do kerkoj bashkebiswdim, pasneser do kerkoj falje. Te henen do ta pezulloj projekt, te marten do bej te fortin. Do perfundoj shume keq. Dhe kjo eshte frika reale e tij. Tia leme kohes ta provoj arrogancen e budallait.
KJO ANTIPROTEST ESHTE NJE ZAKON DIKTATORESH po per tu habit po fiks si saliu ne kohen e tij qe bente antimitingje .... MERITE BYTHLEPIRSISH....BYTHLEPIRSIT E TU JANE PAKICE TASHME ...NA DUHEN VETEM ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME...JO SI ZGJEDHJET QE BENI JU DYSHJA ANTIKOMBTARE RAMA SALI....DEFORMUSIT KRYESORE TE VULNETIT DHE VOTES KOMBERARE...ME LIGJ TE NDERSHEM ELEKTORAL DHE NUMERIM JO PARTIAK PATRONAZHISTESH PS PD ...MJESHTRA TE MANIPULIMIT TE VOTES....DHE KRIMINELET QE NE VEND TE NDIMOJNE KOMBIN E TYRE PRANOJNE TE BLIHEN PREJ JUSH DHE TE RESHTOHEN KUNDRA KOMBIT DUKE SHITUR ATE SE JU I PAGUANI....SKA ATIMITING QE KRAHASOHET ME PROTESTEN PER TE MIREN E DEMOKRACISE DHE KOMBIT NE PERGJITHSI....PRIT SE SKE PA GJE AKOMA....MOS HARO BUTHLEPIRSIT BADIGARDE DHE ANTIPLUMBIN QE VESH KUR BEN NDONJE TURP ANTIMITING....SE DIKU DO JET FSHEHUR NDONJE SNAJPER AVNI RUSTEM QE TE KA NE SHENJESTER...KERME KOMBETARE
Sa jane punesuar ne gjithe bregdetin?
Hahahahaaaaaa Erla ke 10 me yll. Ske çsjyon se e pris.
Në delir e arrogant nuk e kupton që duhet të ishte larguar para zgjedhjeve duke bërë zgjedhje në parti pa pjesmarrjen e tij
Avash avash, behet shelegu DASH. Dhe pastaj ( shume shpejt) vjen momenti qe ti dhjet numrat DASHI ... vazhdo keshtu o carominister, po edhe te tute e dine qe ti nuk je aq burre e trim.... sdq fillo te numerosh