
Organizatorët kanë dalë me 5 kërkesa konkrete...
Qindra qytetarë janë mbledhur sërish ditën e sotme në Sheshin Skënderbej dhe tashmë janë zhvendosur para godinës së Kryeministrisë. Nga turma dëgjohen vazhdimisht thirrje si “Rama ik”, “Rama në burg”, ndërsa nuk mungojnë as sloganet kundër kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Një nga thirrjet që po përsëritet më shpesh gjatë protestës është “Rama në burg, Berisha në burg”, duke reflektuar pakënaqësinë e një pjese të protestuesve ndaj gjithë klasës politike.
Në protestë janë bashkuar aktivistë të shoqërisë civile, ambientalistë, të rinj dhe qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit. Shumë prej tyre mbajnë pankarta kundër qeverisë, ndërsa të tjerë shprehin kundërshtimin ndaj asaj që e konsiderojnë bashkëpunim dhe heshtje të opozitës për çështje që lidhen me interesin publik.
Organizatorët kanë dalë me 5 kërkesa konkrete. Në krye të tyre ishte dorëheqja e qeverisë, shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, shfuqizimi i Paketës së Maleve, anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Lini një Përgjigje