TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2026, 18:15

"Nuk jam certifikues i asnjë prone", Rama-banorit të Zvërnecit: Me kë po flet? Në 2009 i kam pasur flokët e zeza!

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk jam certifikues i asnjë prone", Rama-banorit të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me një banor të Zvërnecit gjatë takimit të zhvilluar në zonë, ku në fokus të diskutimeve ishte çështja e pronësisë së tokave dhe proceset gjyqësore që lidhen me to.

Gjatë bashkëbisedimit, një qytetar pretendoi se prona e tij nuk është kthyer dhe se në vitin 2009 i është dhënë një personi tjetër. Ai kërkoi që për çështjen të mos ketë ndërhyrje dhe që vendimmarrja t’i lihet vetëm gjykatës.

Nga ana e tij, Rama tha se qeveria nuk ka kompetencë të certifikojë pronësinë dhe se çdo pretendim duhet të zgjidhet përmes institucioneve përkatëse dhe vendimeve të gjykatës.

Debati u tensionua kur qytetari përmendi vitin 2009 si momentin kur, sipas tij, prona ishte dhënë në mënyrë të padrejtë. Kryeministri iu përgjigj me ironi:

“Në 2009 unë i kam pasur flokët e zeza, nuk kam pasur kaq shumë. Mos bëjmë debat kot,” u shpreh Rama.

Më herët gjatë diskutimit, kreu i qeverisë i ishte drejtuar qytetarit me pyetjen: “Me kë po flet?”, ndërsa theksoi se një pronë mund të bllokohet vetëm përmes procedurave ligjore dhe vendimeve të gjykatës.

Rama: Nëse në këtë proces, ju që thoni që jeni në gjykatë, do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitim trashëgimtarë, ju do të keni akses në atë fond dhe do të merrni paratë. Unë nuk jam certifikues i asnjë prone, nuk e kam kompetencën.

Debati:

Qytetari: Kërkojmë që të mos ketë ndërhyrje përveç gjykatës.
Rama: Të lutem me kë po flet?

Qytetari: Po sqaroj veten.

Rama: Me kë po flet?! Jo si kryeministër. Nëse unë kam kurajo të vij përpara jush.

Qytetari vijon flet.

Rama: E kanë zakon këta vlonjatët nuk e lëshojnë mikrofonin.

Qytetari: Prona nuk është e kthyer dem baba dem. Në 2009 i është dhënë dikujt.

Rama: Kur është kthyer? Të lutem shumë, këtë më thuaj.

Qytetari: Në 2009.

Rama: Pse na fut në këto. Në 2009 unë i kam pasur flokët e zeza, nuk kam pasur kaq shumë. Mos bëjmë debat kot.

Qytetari: Unë dem baba dem e di ndryshe.

Rama: Ti je vlonjat nuk e di çfarë është dem baba dem. Nuk po i shmangem së vërtetës. Një pronë bllokohet vetëm me siguri padije. Çfarë lidhje ka që je në gjyq.

 

edi rama takim ne zvernec

1 Komente

  1. G
    Ght

    Zonatve mbrojtura nuk duhet te shqyhen. Duam Shqiperi te paster e te bukur.. Rama nuk ka nxjerre asnjehere asnje kacidhe nga xhepi.. Leket per gjitheshka qe shperdoron jane tonat!!

    Lini një Përgjigje