TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2026, 18:55

Pas Shijakut, të shtëna me armë edhe në Vlorë; plagoset një 27-vjeçar, autorët qarkullonin me motor

Shkruar nga Pamfleti

Pas Shijakut, të shtëna me armë edhe në Vlorë; plagoset

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, ku një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3”, ku sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Franko Zanaj, i cili është qëlluar në këmbë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autori dyshohet të ketë qëlluar nga një motor në lëvizje dhe më pas është larguar me shpejtësi. I riu është transportuar drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë sulm.

Kjo është ngjarja e dytë me armë zjarri e raportuar brenda pak minutash në vend. Më herët, në Shijak, një person mbeti i plagosur pas një konflikti mes dy të rinjve. Sipas të dhënave paraprake, i plagosur mbeti shtetasi B. Guri, ndërsa policia po heton edhe atë rast.

vlorë shtëna

Lini një Përgjigje