Nga mitingu i 35-vjetorit të PS-së te mobilizimi i militantëve dhe sulmet ndaj kritikëve të brendshëm, mazhoranca duket se po përgatitet për një përballje politike shumë më të ashpër sesa debati për Zvërnecin...
Festa e 35-vjetorit të themelimit të PS-së së Vlorës ka ndryshuar në mënyrë të rrufeshme, pasi Edi Rama ka urdhëruar organizimin e një mitingu në qendër të qytetit. Të cilin, Sali Berisha, dje në Parlament, e quajti një antimiting, duke e lidhur drejtpërdrejt me protestat kundër qeverisë për projektin e Zvërnecit.
Në të vërtetë, kreu i PD-së duket se ka informacion të saktë, pasi ndryshimi i axhendës ka ndodhur papritur dhe, sipas burimeve, tubimi i Vlorës do të jetë një demonstrim force i mazhorancës.
Siç mësohet, aty do t’u jepet hapësirë e gjerë “zërave nga populli”. Një pjesë e tyre do të jenë të rinj, afërsisht të së njëjtës grupmoshë me protestuesit që kanë dalë kundër Edi Ramës.
Me kujdes janë përgatitur edhe materialet e fjalimeve të këtyre të rinjve, të cilët pritet t’i përgjigjen ashpër gjuhës së përdorur nga një pjesë e protestuesve para Kryeministrisë dhe selisë së PS-së.
Synimi është i qartë: të zgjojë militantizmin e fjetur dhe zhgënjimin e elektoratit socialist, por njëkohësisht të përdorë strategjinë e tensionit për të mbajtur të polarizuar skenën politike.
Plani synon që militantët e PS-së në Vlorë të kërkojnë vetë të jenë në terren për të ndaluar atë që e konsiderojnë agresion ndaj Partisë Socialiste.
Edi Rama pritet që gjatë mitingut të deklarojë se socialistët nuk duhet të bien pre e provokimeve të asaj që ai e quan luftë hibride.
Por, sipas të njëjtit skenar, militantët nuk do ta pranojnë plotësisht këtë thirrje të Ramës, duke kërkuar që së paku pjesërisht të jenë të pranishëm në selitë e PS-së për të penguar çdo agresion ndaj drejtuesve të saj.
Madje pritet të kërkohet që në çdo seli të PS-së të krijohen grupe të gatshme militantësh, të cilët do të qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme për të ndaluar hyrjen me forcë të protestuesve.
Këtë nismë, Rama pritet ta përforcojë edhe përmes ringritjes së grupeve online në rrjetet sociale.
Sipas burimeve, do të sulmohen ashpër deputetët dhe figurat e larta të Partisë Socialiste që kanë heshtur, apo që janë shprehur në favor të protestës kundër Zvërnecit.
Janë përgatitur edhe formulime politike ku do të thuhet qartë se kush është kundër PS-së sot, duhet të largohet menjëherë nga radhët e saj.
Kjo strategji njihet në politologji si “strategjia e tensionit”, e përdorur historikisht nga lëvizje ekstreme në fillim të shekullit të kaluar, nga bolshevikët e deri te fashistët në Itali dhe nazistët në Gjermani.
Strategjia e tensionit synon polarizimin maksimal të fushës politike, duke nxjerrë jashtë loje sa më shumë faktorët e moderuar.
Në këtë fazë të zhvillimeve, më shumë sesa politikanët që flasin me argumente, pritet të dalin në plan të parë njerëzit e veprimit.
Madje nuk përjashtohet mundësia që në skenë të shfaqen edhe të fortët, për t’u përballur me protestuesit më agresivë.
Duket se Edi Rama ka vendosur të shkojë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor me një atmosferë më të ekuilibruar politikisht, ndërkohë që aktualisht perceptohet si një lider i vënë nën presion nga revolta popullore.
Megjithatë, zëra pranë mazhorancës thonë se nuk përjashtohet mundësia që në momentin e fundit Rama të anulojë pjesëmarrjen e tij në samit, duke ia deleguar Presidentit të Republikës përfaqësimin e Shqipërisë./Pamfleti
NESE BEN KETE VEPRIM DO HAJ KOKEN E VET SE ME TE FORTET NUK MBROHET HAJNIA E TIJ DHE E MINISTRAVE. E PROVOJ RAMIZ ALIA NE VITIN 1990 DHE KOKEN E VET HENGRI. KET FAT DO KET DHE EDVIN RAMA PO E KTHEU PERVJETORIN E KOMUNISTEVE NE ANTIPROTESTE POPULLORE. SA DO TE FORTE TE KETE GANGSTERI I DHJERE EDI RAMA NUK E NDAL DOT FORCEN E POPULLIT PROTESTUES. LE TA PROVOJ DHE TA SHOH. QE AI ESHTE PSIKOPAT KJO TASH DIHET, POR TA SHOHIM SA TE FORTE DO BEHEN KOKE TURKU PER HAJNITE E TIJ DHE TE TJEREVE.
Antimitingu i Ramës s'ka asnjë vlerë. Por për herë të parë nga protesta në shesh këto ditë, po bie autoriteti i Ramës që deri tani sillej si të ishte pronar i Shqipërisë, e mund t'i jepte copa Shqipërie kujt të donte (edhe në zona të mbrojtura duke qepur ligje apostafat) për "blerje" influence dhe mbështetje politke. Pra më në fund shqiptarët u zgjuan dhe i thanë Ramës JO. Fakti që po dalin në shesh t'ja thonë Ramës në sy, dmth se nuk mban më ujë pilafi! Ka një moment kur mjaft është mjaft.
Nje gje duhet te kuptojne njerezit. Pse insiston kembengul eshte gati te bej gjithcka te mbaj pushtetin ky Kryeminister?!?!? Ka 13-14 vjet ne pushtet. Kishte gjithe kohen e nevojshme te per te bere gjerat qe mendonte dhe premtonte. Ka vetem bilanc negativ. Asgje konkrete. Vetem per kulla betoni do mbahet mend dhe per arrogancen fodullekun dhe psikopatine. Nuk kishte asnje lidhje me shtetformimin. Do ta mbaj me dhembe se do te vazhdoj te vjedh dhe te mbroj vetem nga drejtesia. Tanime koha jote ka mbaruar. Tregohu njehere i zgjuar, terhiqu ne paqe. Kembanat bien per ty. Cdo zvarritje vetem ta rendon poziten.
Ai po ben Shqiperine oflliqesira slavo komunista, Tani Shqiperia nuk dallohet nga shtete te tjera, Saliut,Fatosit,Ilir sigurmsi do ju diheshin 500 vjet ta Benin si e beri ky I gjati per 10 vjet
Nese VLORA i del ne mase ne Miting, Ta Gezojne dhe te mbyllin gojen e ankesave...Nese Vlora ka Trima ka ardhe Momenti te tregojne Gropen e Vlonjatit ne Gjoks ose te rrijne BQ
Me gjithe respektin per komentuesit, packa se cfare ato thone, vlen te sjell ne vemendjen tuaj se nuk jemi ne vitin 1990-1991 kur luftohej midis dy sistemeve politike qeverisese...Sot lufta eshte brenda lloji dhe gjithshka zgjidhet me marreveshje mes atyre qe krijuan 1990-1991...Ne jemi thjeshte figurante...Perderisa nuk ka nje fryme mbare boterore per liri, drejtesi, pavaresi, barazi relative etj., etj.,, nuk mund te kete edhe nje te tille fryme kombetare...Me nje lule nuk vjen pranvera, edhe sikur lulja te rezistoje, nuk do ta lene gjalle gjembat perrreth, sepse gjembat kane frike se mos shkon pranvera edhe ne shtetet e tyre, - pra, dimri vazhdon. Fatkeqesisht. Mos harroni se jemi i vetmi shtet ne bote qe kemi jetuar aktivisht komunizmin dhe tani kapitalizmin. Ne mos pacim nxjerre mesime, nga keto dy universitete, pak e kemi qe te tjeret te na hane te gjalle...
Shqiptaret po kuptojne cdo dite e me shume se kush administron leket e tyre. Nje njeri medioker, fallco qe kurre nuk ben ate qe promovon dhe thote. Afroj rreth vetes njerez te korruptuar, krijoi nje sekt te qelbur mbushur me hajna kurva e bq. Thithlopa, njeri me zullumqar se tjetri. Skandal pas skandali. Nuk ka kjo shqiperi njerez me integritet patriot. Akoma me fytyrat e ketyre mostrave 35 vjet, te nxira te shperfytyruara qe na kallin daten ne mes te dites. 40 vjet Enver Hoxha po ishte diktature, dhe 35 vjet keto mostra duke i mbajt ne kurriz, mender jush demokraci. Ky do terheq zvarre shpifesire burre. Si shpurre duhet te japin llogari keta. Dil tani e mbro ballukun, bej si i forte se me dite je.
Dan inteligjenti - me atë inteligjencen tende kë mendon se mund ta zv Ramen … kuptohet pervec teje …