A jemi në kohën që hajdutëve t’u mbarojnë ditët e në horizont të dalë kohë e mirë?!
Yuri Kim është bërë mjergull mendimesh të dyshimta për kryemafiozin e qeverisë së narko shtetit në zemër të Europës.
As në gjumë nuk i largohet frika Edi Ramës.
Donald Trump, u ka vrarë edhe ëndrrat e fantazive, fantazmave të fonderisë së fonetikës.
Edi Rama nuk tregon as ëndrra me Alexandër Soros, Tony Blair, miq në perëndim, madje as me Yuri Kim.
Yuri, as po del para publikut të fshatit tonë, as po “vallëzon” mbi podiume politike, as po zgjon ëndrra të bukura, sa edhe batakçinjtë, edhe bagëtitë, nuk e kanë gjumin të qetë mbi valët e detit të ngrirë mes Amerikës dhe Tiranës.
Ndoshta vjen si fantazmë e ne nuk e shohim.
Bashkë me Yurin, na është zhdukur edhe Alexander Soros.
Ca juri të tjera, vijnë e ikin si orkestra melodish që ngrehin e shkrehin nervat e nevojtarëve.
Këtej, të tërë presin zbatimin e Dekretit Ekzekutiv të Presidentit Joe Biden për hetimin dhe ndjekjen penale të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Vrasje të paguara, korrupsion, pastrim parash, është parada e përditshme.
Fjalimet me “flamur” amerikan, nuk i mbajnë as Sali Berisha, as Edi Rama, as Ilir Meta, por Lul Basha.
Luli, edhe pse ka ikur për lesh, vazhdon kërcen si karkaleci në diell, tregon ëndrra me sy hapur për liberalizim vizash me Amerikën, sa na ngatërron edhe germat e tastierës nëse nuk ndërrojmë klasë.
Po me theks.
Tërë klasa e hajdutëve ka ngelë në klasë me klasin e fjalorit.
Kanë marrë çehre të keqe.
Edi Rama, i spanuar, po shkrihet si akullore për të publikuar qoftë një komunikim me ambasadoren Yuri Kim.
Do freskonte kështu hajdutët antiamerikan, që po u zien kazani i kapitalit në vargonj të apokalipsit.
Edhe fundi i Sali Berishës në shtatoren e foltores, ngjan se rrethohet me hijen e ambasadores Yuri Kim.
Saliu pret që ajo ta sulmojë.
Po të ndodhte, të njëjtin përfitim si Edi Rama do të merrte. Do i rritej përkrahja e antiamerikanëve hajdutë.
Prapë, se pse të mpihen gishtat mbi tastierë?
Prapë të vjen të pyesësh, ç’po ndodh, pse Yuri Kim nuk ka asnjë komunikim me Shqipërinë, a jemi në kohën që hajdutëve t’u mbarojnë ditët e në horizont të dalë kohë e mirë?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje