Dorëzimi i pushtetit në tavolinë në këmbim të Presidencës është skenari më ogurzi kundër Drejtësinë e re...
Kryeministri i vendit u tregua i zellshëm për të miratuar reformën në Drejtësi por entuziazmi i tij u zbeh shpejt e madje sot ka filluar betejën haptazi kundër SPAKU-t.
Rama e mbështeti reformën në Drejtësi në funksion të karierës së tij politike.
Reforma u kërkua nga partnerët dhe ai kishte aq mend sa të mos bënte harakiri. Padyshim që u përpoq ta kontrollonte dhe ja doli disi.
Me sa duket zgjedhja e Dumanit si kryeprokuror i Prokurorisë Speciale ja ka prishur skenarin për vazhdimësinë e karrierës ndaj beteja e tij me SPAK-un tashmë është frontale.
-Shenjat e para u duken kur Lulëzim Basha "flaku" Sali Berishën duke i hapur rrugën Drejtësisë së re. Këtu nisi dhe mbështetja e kryeminnistrit për Sali Berishën. Ai arriti ta deligjitimojë Bashën si kryetar partie duke e paralajmëruar nga foltorja e parlamentit: "Ik o Lul Ik se nuk je ti kryetar i Partisë Demokratike"- do vijnë ata të tjerët.
Rimarrja e kreut të PD-së dhe PL nga Berisha e Meta padyshim janë presion i hapur për SPAK-un. Meta madje deklaroi përpara medias se "do ju shkrijmë kur të vimë në pushtet"
Sinjali i dytë kundër SPAK-ut ishte emërimi i Ilir Beqajt si kordinator i ndihmës së huaj(KKIPA), ndërkohë që ai ndiqej penalisht. Ky ishte sinjal i qartë që SPAK s’duhet t’i prekë bashkëpunëtorët e tij.
Më pas Rama deklaroi para medias se "jam kundër republikës së prokurorëve". Haptazi dhe qartë që është kundër Drejtësisë së re.
Komisioni parlamentar i kryesuar nga Fatmir Xhafaj nuk është gjë tjetër veç një mekanizëm për ta kufizuar veprimtarinë e SPAK-ut dhe ky fakt është analizuar dhe gjithëpranuar.
Goditja më e fundit e Ramës ishte kritika ndaj SPAK-ut për rrjedhje informacioni. Kuptohet, Edi Rama nuk është i shqetësuar për moscënimin e ecurisë së hetimeve por për të mbrojtur nga drejtësia ekipin e tij të zi.
Gjithsesi dorëzimi i pushtetit në tavolinë në këmbim të presidencës duket skenari më ogurzi për Drejtësinë e re.
Nuk ju vë faj as Ramës, as Berishës dhe as Metës. Burgu do ishte një mbyllje tragjike për karrierën e tyre./Pamfleti
Lini një Përgjigje