Një ditë para martesës, Ilir Metës në atë kohë zv/kryeministër i ri e dhëndër i ri, një grup biznesmenësh i çuan thesin me 300 mijë USD në shtëpinë e Monikës; “shija” e të cilit hapi oreksin e nxiti babëzinë, që futi çiftin Meta-Kryemadhi në nepsin për pushtet absolut, me logjikën se pushteti sjell përftime të mëdha...
Ditën që Ilir Meta bëri publik vendimin për ndarjen nga Monika Kryemadhi, na u kujtua rasti i një çifti nga Fieri (Kajolli), me aktivitet trafiqet e pastrim parash, të cilëve u ishte kërkuar burimi i pasurive, por pasuritë ishin regjistruar në emrin e gruas, familjarëve të saj e shokëve të burrit.
Për të shpëtuar pasurinë, burri kishte kërkuar divorcin me gruan, ndërsa gruaja, gjatë hetimit, kishte deklaruar se pasuritë i kishte vënë me punë dhe ndihma nga familjarët e saj, ndërsa burri nuk kishte asnjë kontribut financiar për to.
Pyetjes së gjyqtarit, se si ishin njohur e lidhur, gruaja iu përgjigj: - U njohëm gjatë takimit të një partie, më pas morëm poste në pushtet dhe unë me familjarët i investuam kursimet për biznese.
Ky rast është si rasti i njohjes, lidhjes, aktivitetit dhe hetimit të çiftit Meta-Kryemadhi; të cilët po bëjnë lojën e divorcit, për të fshehur burimin e pasurive dhe shpëtimin e tyre nga konfiskimi.
Ilir Meta e Monika Kryemadhi, kanë deklaruar se u njohën në një aktivitet të PS-së dhe u lidhën; ndërsa më 29 tetor 1998, vetëm 10 ditë pasi Ilir Meta u emërua Zv/kryeministër, ata u martuan duke bërë një drekë të ngushtë në shtëpinë e Monikës, pa praninë e prindërve të Ilirit.
Sipas dëshmive, 1 ditë para martesës, Ilir Metës në atë kohë zv/kryeministër i ri e dhëndër i ri, një grup trafikantësh me biznese i çuan thesin me 300 mijë USD në shtëpinë e Monikës; “shija” e të cilit hapi oreksin e nxiti babëzinë, duke e thirrur çiftin Meta-Kryemadhi në nepsin për pushtet, me logjikën se pushteti sjell përftime të mëdha.
Me fuqinë e pushtetit absolut në vitet 1999-2003, ai krijoji lidhjet me kupolën e biznesit dhe botës së krimit të asaj kohe, ku bënin pjesë Artan Dulaku, Luan Bregasi, Tomë Doshi, Irfan Hysenbelliu, Pëllumb Salillari, Milo Gjikuria, Gentian Sula dhe mafiozë të tjerë nga Ballkani e Azia.
Me ata të tjerët që u krijuan më pas, çifti Meta-Kryemadhi nisën pazaret korruptive, grabitjen, shitjen për “5 lekë”, dhënien me koncesione të ndërmarrjeve e sektorëve strategjikë, si bankat nafta, kromi, bakri, telefonia, portet, tokat në bregdet, transportet dhe monopolet e ushqimeve.
Ishte koha, kur Ilir Meta krijoji lidhje të frikshme kriminale dhe grumbulloi aq pasuri e financa të shumta, sa në publik krijoi profilin e një krye-mafiozi me ndikim absolut edhe brenda PS; ndërsa Monika Kryemadhi vepronte si kryeministrja faktike e quajtur “Zonja e zezë” që komandonte burrin, pazaret dhe krejt shtetin shqiptar, tamam si Nexhmije Hoxha.
Tashmë që SHBA krijoji strukturat dhe mundësitë e goditjes së mafies së paprekshme politike shtetërore, çifti i zi Meta-Kryemadhi është marrë nën hetim të thelluar deri te familjarët dhe miqtë e tyre, për korrupsion, pastrim parash dhe pasuri të paligjshme e të fshehura.
Këtij çifti, i kanë kaluar në filtër punët dhe pasuritë, nga tetori 1998 kur u bashkuan si bashkëshortë në pushtet dhe gjatë 26 viteve bashkë-hajdutë, bashkë-pazarxhinj, bashkë-trafikantë e bashkë-pronarë.
Hetimi pasuror, por dhe për trafiqe e porositje vrasjesh me pagesë, po vazhdon dhe tani kur Ilir Meta e Monika Kryemadhi, janë bashkë të pandehur dhe po aktrojnë sikur do divorcohen për “kauza e moral politik”; kur sipas kësaj logjike, duhen divorcuar shumë deputetë të PD e PL, që kanë bashkëshortët drejtorë në qeveri dhe ortakë me deputetë të mazhorancës./Pamfleti
Lini një Përgjigje