Kryehajduti ynë e ka marrë peng trupën diplomatike, prej ku shqiptarët presin sinjal, sa ka ecur hetimi në dosjen Rama-McGonigal dhe gjithë të tjerat deri tek Xibraka e Olsit...
Puna e parë e Edi Ramës, është skandali i parë, më i rëndi i një lideri politik të filmuar deri sot, dhunimi fizik, pra gjuajtja me pëllëmbë e Flamurit Amerikan në një takim me të vetët.
Po puna e fundit cila është?
Puna e tij e fundit, është kjo e ditës së fundit.
Doli shfryu nervat edhe kundër mediave rumune po “terbojnë” Botën me skandalin e ish-gjeneralit të shërbimeve sekrete Florian Coldea, sot këshilltar i jashtëm i kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani.
Gjithë punët e tjera mes të parës dhe të fundit, janë nëpër pasuritë e familjes kryeministrore, që jetonte në varfëri kur nisi udhëtin si antiamerikan, dhe varfërinë e popullit shqiptar që jeton mes resurseve natyrore më të mira se edhe vetë Amerika.
Në këtë pikë, pika që s’u bie atyre që paguhen nga taksat e popujve, vetëm për të vënë pikën mbi i.
Heshtja e Ambasadës Amerikane ndaj skandaleve skandaloze të Sheikut Edi Rama për lidhjet e forta me Sinaloan meksikane, Ndranghetën italiane, bizneset ruse e kineze, pazaret me Tony Blair, Charles McGonigal, Hunter Biden, Alexandër Soros e çdo qeros që merr për berber Bablokun, vazhdon nga dita e parë deri tek e fundit e punës së tij.
Edhe Babloku ka qëlluar qeros dhe qibar.
Për krehër përdor dhëmbëzat plastikë të mafies globale dhe ambasadës amerikane që e kanë xhan.
Nuk afrohet me popullin e vet, por mbahet në të madh, mbi të gjithë, sa kohë para e pushtet, ka më shumë se kushdo në çdo narko-shtet.
Akuzat se edhe ambasadorja Yuri Kim ka ca prona ose përfitime këtej, se qindra patronazhistë në të zezë, të pa regjistruar si të punësuar ne Ambasadën Amerikane, janë edhe me biznese e pasuri të frikshme, kanë rritur dozat e dyshimit se ky kryehajduti ynë, e ka marrë peng trupën diplomatike, prej ku shqiptarët presin sinjal, sa ka ecur hetimi në dosjen Rama-McGonigal dhe gjithë të tjerat, deri tek Xibraka e Olsit.
Po pse nuk i kanë publikuar për shumë vite, sipas ligjit për trupat diplomatikë, emrat e punonjësve të ambasadës?!
Mbase për të fshehur identitetet, disa punësimet, apo milionat e dollarëve me rroga më të vogla se të pastrueseve në Amerikë.
Përtej nevojave për drejtësi, le të ecim me hapa të matur nëpër mitologji.
Altinin e SPAK-ut e kanë tredhur, ambientin e ambicieve amerikane e kanë trembur.
Kjo ka ndodhur në shekullin e McGonigal-it, kur në linguistikën e legjendave tona, togfjalëshi shit-blerje, bëri Botën me ethe.
Edhe kur kanë zjarmi, këta ethen me njëri-tjetrin.
Përballë emocioneve, janë faktet kokë forta.
Ne e kemi thënë prej një viti, se ambasada nuk do të ketë ambasador deri në pranverën e 2025-ës, pasi frika është, se ofertave të krye mafiozit Edi Rama, është zor t’u rezistojë çdo qenie e gjallë, edhe njeriu.
Për Amerikën, do ishte dështimi i radhës, nëse edhe David Kostelankik Babloku ja thyen kosën.
Pra, ju njerëz që e doni këtë vënd, mos e bisedoni me askënd se këta ju kanë rrjepur, pasi jo vetëm ju vrasin, por edhe ju lënë pa varr, se edhe varret shiten aq sa të gjallët që lini pas, duhet të shesin shtëpitë që t’ju pushojë trupi nën dhe.
Edhe hijen pas jush këto kafshë e shkelmojnë, prandaj më mirë të mos e qërojmë qepën e mbëshjellë me cipën e cinizmit cingali shpejt e shpejt, por avash-avash.
Ju po, duhet të jeni me gisht në këmbëz, sapo t’u rrëshqasë këmba drejt transparencës së pasurive, por deri pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Aamerikë, mjaft keni të pyesni veten, more, si e ka marrë peng Edi Rama Ambasadën Amerikane?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje