TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë13 Qershor 2024, 11:15

“Bagëtitë” e Yuri Kim po vijnë në pushtet!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
“Bagëtitë” e Yuri Kim po vijnë në pushtet!
Yuri Kim

Edhe pse Saliu u bë me vulë e parti, vazhdojmë të këmbëngulim se kemi 101 arsye të mos besojmë ato çka mafia jonë ka projektuar.

Ambasadorja Yuri Kim, e kishte lidhur me “litar” politik Sali Berishën, si “qenin” roje të një tufe “bagëtish”, që tërë jetën do të hanin bar.

Përtej fabulës futuriste, ku Saliu mund të ushqehej edhe me ca mish, dekadentët dekretuan dekametrin e tyre.
Ata e lanë metrin, se aq pasuri kishin, sa duhej ta matnin me dhjetëshe territorin e pushtetit.

Për dhjetë vjeçarë të sundimit, u vizuan venat e kohës, sa shqiptarët morën vrapin të largohen nga sytë këmbët.

Deri ditën që miqtë e Edi Ramës, Charles McGonigal dhe Hunter Biden nuk besohej se do të dënoheshin me burgim, mafia e fshatit tonë ishte dakordësuar për çdo “kostum” kinez me kopsa amerikane.

Ne e kemi thënë për ditë, se nëse opozita e një shteti ndëshkohet me barë, qeveria dënohet t’i bëjë dollarët mullar.

Prandaj është pasuruar kaq shumë Edi Rama, prandaj edhe zgjedhjet për pushtetin vendor i bëri mullar suksesi. Më qartë, i vodhi, çka vulos edhe skandalin se të gjitha bashkitë sot drejtohen jashtë vullnetit të shqiptarëve.

Arsyetimi është kokëfortë.

Në një anë vula dhe sigla “nongrata”, se drejtësia me mbështetje amerikane foli ndryshe, në anën tjetër fushata publike e një ambasadoreje kundër kulprës, që çdo popull ka të drejtë themelore ta dredhë e përdredhë, ta bëjë “gërshet” për gushën e vet, në olimpiadat e garave pa gardhiqe, pa garza e gozhdë, që dikujt ja “ngop” dikush, aq më keq, nën maskën e një shteti si Amerika.

Sot Saliu me “kafshët” antiamerikane zbriti në asfalt.

Si qytetari i parë i opozitës shqiptare, ndezi pishtarin e fitores së madhe, asfaltoi astarin e anëtarësisë së asfiksikuar anash rrugëve me banderola anadollake të ca bastardëve bark-buaj.

Ripërtypja e turpit, ka shëmtuar formën e trupit të epokës që ndihet ta ndryshojë marshimi drejt Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump-it.

Europa po pastron “pleshtat”, Edi Rama po henelizon heshtat.

Amerika po e abondonon, Parlamenti Europian sapo të bëjë apelin, do të shohë se një koleg deputet i mungon, dhe do të duhet të vijnë ta marrin në burgjet politike të një narko-shteti, ku Edi Rama deri sot, ishte vetë Zot e vetë shkop.

I mbështetur mbi shkopin magjik të padrejtësive, i kërrusur nga pesha e pasurive, nuk ka ç’bën tjetër, veçse të bëjë gati gjollën me kripë, pasi “Bagëtitë” e Yuri Kim po vijnë në pushtet!

Po a mund të ndodhë që Saliu të ringjallet për herë të tretë?!

Edhe pse Saliu u bë me vulë e parti, vazhdojmë të këmbëngulim se kemi 101 arsye të mos besojmë ato çka mafia jonë ka projektuar.

Meqë janë shumë t’i shfletojmë, arsyeja e fundit, e 101-ta, është se gjithë gjithologët, me kuç e me maç, janë antiamerikanë, hapen e mblidhen si gishtat e dorës.

berisha vula e pd amerikanët

Lini një Përgjigje