TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Qershor 2024, 18:05

Kur do të vijë ambasadori i ri i SHBA? Senati fut sërish në kalendar emrin e Kostelancik, të korruptuarit “hedhin valle” prej një viti

Shkruar nga Pamfleti

Kur do të vijë ambasadori i ri i SHBA? Senati fut sërish në

Për sa kohë ambasada nuk ka një ambasador, të korruptuarit janë forcuar...

Të korruptuarit e Tiranës prej afro një viti, hedhin të qetë valle, pasi ambasada e SHBA ka mbetur pa ambasador. Për shkak të përplasjeve në Uashington, ardhja e David Kostelancik po zvarritet dhe kjo u ka dhënë zemër pushtetarëve që të sfidojnë drejtësinë dhe të krijojnë plane për të zhbërë reformën në drejtësi.

Në janar presidenti Biden e nominoi sërish David Kostelancik, i cili në prill mori aprovimin e komisioneve të Senatit. Por miratimi i kandidaturës ka mbetur peng i votimit në seancë plenare. Emri i tij është futur në kalendar në mbledhjen e sotme të Senatit, por nuk dihet nëse do të kemi apo jo miratim, pasi edhe një vit më parë, emri u fut disa herë në kalendar dhe votimi u shty.

Kur do të vijë ambasadori i ri i SHBA? Senati fut sërish në

Por për sa kohë ambasada nuk ka një ambasador, të korruptuarit janë forcuar. Berisha u emërua dje kryetar i PD. Kur ju refuzua vula herën e parë në Apel, ai akuzonte ambasadoren e Yuri Kim. Nëse kthehemi pas, në atë kohë gjyqi u ndoq nga vëzhgues të ambasadës, ndërsa dje nuk pati interes. Tani duket se situata do ndryshojë dhe kemi një “non grata” në krye të opozitës, gjë e cila do të rrisë presionin ndaj SPAK.

Nga ana tjetër, kemi Ilir Metën. Kreu i PL vetëm sulmon dhe anatemon SPAK. Edhe pse u fol se do arrestohej, SPAK nuk po lëviz. Madje Meta godiste dhe amerikanët duke thënë se Dumani kërkon ta arrestojë me mbështetjen e tyre.

Emri i tretë është Edi Rama, i cili punon nën rrogoz. Rama është ai i cili flitet se po e rinxjerr në skenë Sali Berishën, që nga pazari në Kuvend te dhënia e vulës. Rama ngriti komisionin antikorrupsion, i cili nuk ka asnjë qëllim tjetër veç kapje së drejtësisë.

I dërguari i SHBA në ambasadë David Wisner ka qenë i tërhequr. Ai u mjaftua vetëm me një deklaratë për komisionin që nuk duhet të prekë reformën, por Rama me Saliun nuk ndalen me deklarata. Prandaj ndihet nevoja e David Kostelancik, i cili e njeh shumë mirë politikën e Tiranës dhe po ashtu gjuhën shqipe. /Pamfleti

Lini një Përgjigje