I bie fyellit në një vrimë ky, sikur e kanë inat perëndimorët dhe populli i vet, që kur ngeli me të meta nga aksidenti me shefin e FBI-së, i cili po dergjet në burg si tradhëtar i kombit amerikan...
FBI-së nuk i ngodhi kali, edhe pse ju rrezua kryetari në ca gara të rrezikshme për kupën e lojtarit më të mirë të mafies globale.
Boshti ku rrotullohen kontinentet, edhe pse sulmohet nga elementë aksionar dhe aksidentalë, është prej lënde, që sistemi juridik edhe kur kriset, nuk griset.
Ndryshe, luftërat do të mbaronin e nuk do të kishim as viktima, as heronj.
Mirë që ngjiten edhe kockat e kombeve me arie arti, se ndryshe nuk do të ishte as pamfleti ynë “armë” në arkivolin e mëkateve të kryeministrit tonë.
Madje, nuk do të na bënte përshtypje as pse kemi narko shtet. Sido është, sa ta kemi, do të duhet t’ja qëndisim mirë edhe sazet edhe nazet.
I bie fyellit në një vrimë ky, sikur e kanë inat perëndimorët dhe populli i vet, që kur ngeli me të meta nga aksidenti me shefin e FBI-së që sot po dergjet në burg si tradhëtar i kombit amerikan, dhe i bën lojëra e ojna drejtësisë, si viktimë grackash.
Gunga që ka në ballë si hajdut, mbase duhet mëshiruar, sa kohë është kaq e shëmtuar.
T’i heqësh patkonjtë kalit të McGonigalit, mbase na zemërohen miqtë që ndjejnë jo rallë dhimbje dhëmballe, kur hanë kumbulla në kopshtet tona.
Fabula vërtetë është e ndjeshme.
Kali që mori plagë më të rënda, u ngrit, kalorësi që gërvishti vetëm kapelen dhe dashnoren, se gjithmonë të dyja i mbante me vete, u bë hero për repartet e librave të jurisprudencës amerikane dhe Altindumaniane dhe numër burgu.
Normalisht, edhe ky prototipi do e varë paftën në gjoks, e ne do të bëjmë shkrime me aromë burgu.
Aktualisht, mund të themi, nuk mund të ecim në një hap me Amerikën, pasi e dimë se çdo e keqe e ka një të mirë mbrapa.
Pas kësaj panorame, ngjarja ka gjithë ngjyrat e Ylberit brenda.
E hëngri kalorësi, kali shyqyr që shpëtoi me kokë.
Pastaj, po ta arrestonte Altin Dumani kryemafiozin e Globit, fshati ynë do të ngelte pa kalë, pasi nga opozita kemi vetëm gërdalla se tjerët, o janë vrarë o kanë ikur, dhe, tek partia socialisto-hajdute vetëm gomarë ka.
Edhe më poshtë do të ishin të fortët, nëse FBI- do të humbte edhe kalorësin edhe kalin.
Deri në 5 nentor, ku do të kaleronin Hunter Biden dhe Alexandër Soros, pasi Donald Trump po vjen nga andej ku nuk pritej.
Po vjen me flatra, jo me kalë, që Bota të mos ketë kurrë më histori me McGonigal dhe Edi Rama./Pamfleti
Lini një Përgjigje