TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 1 Qershor 2024, 20:45

Nis numërimi mbrapsht/ “Rai 3” trondit sërish Ramën: Prova dhe dëshmi të reja, grupet mafioze lidhje me politikën shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti
Nis numërimi mbrapsht/ “Rai 3” trondit sërish Ramën:
Rama te "Rai 3"

Shqipëria cilësohet si një Eldorado për shumë bosë krimi dhe politikanë italianë...

Televizioni italian “Rai 3” pritet të trondisë të dielën sërish qeverinë “Rama”. Emisioni “Report” do të publikojë pjesën e dytë të investigimit mbi paktin e refugjatëve, ku këtë herë është dhe një intervistë e kryeministrit Rama.

Vetë emisioni në faqen e tij në Facebook, ditët e fundit ka dhënë detaje mbi atë që do të transmetohet dhe duket se do të ketë surpriza. Investigimi i parë nxori nga shinat Ramën, vetëm sepse përmendeshin lidhjet e Engjëll Agaçit me bandat. Por këtë herë ka më shumë. Të paktën kështu njofton emisioni italian.

T’i dërgojmë një përqafim kryeministrit socialist shqiptar që po masakrohet vetëm pse tentoi t’i japë një dorë Italisë”. Giorgia Meloni në panairin zgjedhor të FDI-së në "Piazza del Popolo" ftoi votuesit e saj të mbështesin Edi Ramën, pasi sipas saj, po sulmohet për marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrat e emigrantëve. Pas investigimit të mëparshëm, të kritikuar nga dy kryetarët e qeverive, “Report” vijon rrugëtimin në anën tjetër të Adriatikut. Kemi mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjen në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale”, shprehet emisioni italian.

Më pas bëhet me dije se kompania që do të merret me menaxhimin e kampit të refugjatëve është “Medihospes”. Sipas emisionit, ajo është një kompani që është ngritur nga hiri i mafies.

Qendrat shqiptare të Shëngjinit dhe Gjadrit në Shqipëri do të administrohen nga kooperativa e Medihospes, e cila ka siguruar ndarjen e kontratës shqiptare prej gati 134 milionë euro. Medihospes nuk është gjë tjetër, veçse një kooperativë e lindur nga hiri i "La Cascina", e përmbysur nga hetimi ndaj Mafies më 2015. Pavarësisht zbulimit të marrëdhënieve shumë të ngushta të "La Cascina" me “botën e mesme” të Massimo Carminatit, ku në gjykatë drejtorët e kooperativës së Ciellinës ranë dakord për akuzat e korrupsionit, biznesi i grupit vazhdon nën kujdesin e kompanive të tjera satelitore sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Nën udhëheqjen e Camillo Aceto, Medihospes është bërë gjigand në sektorin e pritjes së migrantëve. Sipas raportit të "Openpolis" dhe "ActionAid Italia" në Romë, ata menaxhuan në vitin 2022 rreth 80% të objekteve pritëse të destinuara për azilkërkuesit”, theksohet më tej.

Më tej, vendi ynë cilësohet si një Eldorado për shumë bosë krimi dhe politikanë italianë: “Do të kthehemi të flasim për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë me një intervistë ekskluzive me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Pastaj do të shohim se kush, midis sipërmarrësve dhe politikanëve, do ta kishte gjetur "El Doradon" pikërisht atje. Të dielën në 20.55 në #Rai3”.

Me interes mbetet të shihet reagimi i kryeministrit Rama, pasi gazetari italian kur i mori intervistën refuzoi të pinte kafen e ofruar nga kryeministri shqiptar. /Pamfleti

Lini një Përgjigje