Edi Rama sot është dy hapa larg burgut e një afër pushtetit, Saliu dhe Iliri janë një hap pranë burgut e dy në afërsi të pushtetit, drejtësia një hap pas të gjithëve...
Dy hapa larg burgut është sot, Edi Rama.
Hapin e parë do ta bënte, nëse drejtësia ecën vetëm një hap përpara, të arrestojë Sali Berishën dhe Ilir Metën, dy mburojat që mafia ja ka besuar t’i përdorë kundër Amerikës, ose siç e lexojnë fshatarët, ‘po ika unë, do të vijnë këta’.
Hapi i dytë, do të ishte me të shtyrë nga vetë publiku, kthe xhepat mbrapsht figurë, me rrogë shteti askush në Botë, as Presidentët e Amerikës, nuk bëhen milionerë.
Fiks aty do të fikeshin dritat e fatkeqësive 34 vjeçare.
Vetëm hapat e 3 musketjerëve të politikës mafioze dhe drejtësisë që sot është vetëm një hap larg tyre, do të përcaktojnë të nesërmen, për hapjen ose jo të dritareve nga do të futej ‘drita’ e perëndimit.
Cepat që kanë zënë tre pushtetarët hajdutë, janë skanuar mbi lëkurën e diplomatëve jo vetëm si statistikë, por edhe si statikë për baraspeshën e aseteve që esnafët e fshatit tonë, të bashkohen duke u ndarë.
Ca i shohim poshtë ballkonit të Saliut, duke sharë ata që Edi Rama i do në burg, ca të tjerë afër atij krye mafiozit që blen agjentë të FBI-së dhe gjithkënd punon për punët e “shtëpisë” së tij, duke zhytur në thellësi të detit, peshqit që i ndjek varka e shpuar e drejtësisë.
Suferina ka strukur edhe skeletet e skenave të surprizave.
Të rejat në horizont janë re të mbushura me shi, që nuk e dimë, do ua shpojë barkushen ambasadori i ri amerikan, apo do të fryhen si financat e çdo zyrtari që nuk e lëshon pushtetin edhe pse publikisht vjedh shtetin.
Edi Rama sot është dy hapa larg burgut e një afër pushtetit, Saliu dhe Iliri janë një hap pranë burgut e dy në afërsi të pushtetit, drejtësia një hap pas të gjithëve.
Syprina, cipa e hollë e bishtit të analizës sonë, guxon ta përdredhë gishtin rreth qafës së kriminelëve, që të shtrira, Altin Dumani nuk i pret.
Të gjithë pushtetarët e pranojnë se kanë vjedhur.
Kurse fshatarët janë shpërndarë, për t’u bashkuar në qilarin e mafies që ndërron portat, vetëm kur ‘fryn erë e fortë’ nga Amerika./Pamfleti
Lini një Përgjigje