TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Maj 2024, 12:18

3 mafiozët që po sfidojnë Amerikën

Shkruar nga Sokol Pepushaj
3 mafiozët që po sfidojnë Amerikën
Rama, Berisha dhe Meta /

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama, njihen botërisht, madje edhe nga gjigandi i informatikës ‘Google’, si tre mafiozët politikë dhe antiamerikanët më dinamik të Ballkanit.

Për të mbajtur lart tensionet me Amerikën, mafies i duhen Saliu dhe Iliri, ndërsa për të fituar betejat antiamerikane, Edi Rama...

Gjenerali i mafies ballkanike, ka balsamosur me dollarë e pasuri, jo vetëm viktimat e veta në Amerikën e McGonigalit, Italinë e Fabrizio Lizit, diplomatët që fshatarët betohen se përdorin gjithmonë shatin për të tërhequr nga vetja e kurrë lopatën për të pastruar mafien, por kurrsesi plagët që merr nga urrejtja publike. 

Mjafton të klikoni për historinë e tre gjigantëve të krimit e korrupsionit, dhe bri secilit, ju shfaqet piktura paradoksale e parkimit, në radhën e paradhomës së burgut.

Po, kjo treshe, ka vite që vetëm e trashë koren e hajdutërisë.   

Megjithatë, po gjejnë mënyra për t’i mundur ata që konsiderohen të besueshëm për sytë dhe të pathyeshëm për stuhitë.

Shërbimet amerikane, FBI dhe DEA, edhe pse e kanë vendosur pikën mbi ‘i’ dhe kanë hapur çdo derë të lëvizjes së pasurive, drogës, vrasjeve, nuk po arrijnë të eleminojnë asnjërin, pasi, ose ikin të tre bashkë, ose sundojnë përmes tradhtisë e manipulimit së bashku.

Investimet tona publike, janë pasuri e 4 Klaneve Mafioze, dhe dekadën e fundit, edhe taksat e popullit amerikan, të investuara në drejtësi, janë përdorur nga kjo treshe, kundër interesave amerikane.

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit, Monika Kryemadhi, gruaja e ish- Presidentit, dhe krahët e Klanit tjetër që kanë rënë dakord për t’i shkurtuar krahët që të mos fluturojë haptas në qiellin e Ndranghetës, janë sot kavanozi i Pandorës, tashmë i hapur nga pakujdesia e Monikës.

Nga dëshira për stoli të tjera nga mbeturinat e Tiranës, sapo Ilir Meta shkoi në Olimp si Zot dhe i shihte edhe amerikanët nga lart poshtë, i lëshoi fantazmat e ligësitë.

Ato u përhapën deri përtej Oqeanit, sulmuan agjentin e FBI-së Charles McGonigal, nxinë valixhen diplomatike të Sekretarit të Shtetit Gabriel Escobar, thanë barin që kishte mbjellë Yuri Kim për bagëtitë e Saliut, aq sa, kohët e fundit, u janë lëshuar kullotave nëpër lëndinat e Edi Ramës.

Në oazet ku të gjithë, ose vjedhin ose vidhen, duke injektuar në sistem çmendurinë kolektive, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë dalë publikisht si 3 hajdutët që po sfidojnë edhe Amerikën./Pamfleti

3 mafiozë amerika berisha meta rama

Lini një Përgjigje