TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë28 Maj 2024, 17:27

Drejtësia nis ditën që kryeministri shkon në SPAK

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Drejtësia nis ditën që kryeministri shkon në SPAK
Edi Rama /

Apogjeu i krimit global, edhe pse ka mbrojtje, sa herë flet për drejtësi, krijon një ndërprerje, një kërcim logjik; more, po kujt popull i flet ky tipi se do të arrestohen të korruptuarit?!

SPAK-u, FBI dhe gjithë shërbimet perëndimore, janë vënë në ndjekje të hajdutëve, që në fakt janë kudo, në çdo zyrë shteti.

Edhe kryeministri, ai që njihet edhe si krye hajduti, deklaroi dje, se atë punë po bën, do të ndeshet dhëmb për dhëmb me kriminelët dhe korrupsionin.

Nuk e dimë, po ndezë qirinj mbi “arkivolin” e demokracisë, apo po mban me duar kapakun e kutisë së Pandorës, dosjes së Xibrakës, McGonigal, inceneratorëve, investimeve strategjike, në përplasje me ligjn, me vetveten, me Amerikën, që edhe pse mafioz, ende nuk po ja ‘pret’ kostumin sipas masës.

Lakmia për lavdi e pasuri, na e ka shndërruar Bablokun në apostrofën e apologjisë diplomatike.

Apogjeu i krimit global, edhe pse ka mbrojtje, sa herë flet për drejtësi, krijon një ndërprerje, një kërcim logjik; more, po kujt popull i flet ky tipi se do të arrestohen të korruptuarit?!

Ç’janë ata që vodhën Shqipërinë e kryeministri ynë s’po i kap dot?

Pa apostrofë, në ligjëratë të drejtë, përgjigja është elementare.

Pasuritë e Shqipërisë nuk i vodhën shqiptarët e thjeshtë, pasi edhe për një ndërtim kasolleje, për një taksë, për një debi në energji elektrike, ujësjellës, kudo, drejtësia i ka dënuar me gjithë egërsinë e ligjit viktimat, varfanjakët, pa prekur kurrë kryeministra, presidentë, deputetë dhe zyrtarë të lartë.

Jo vetëm Edi Rama, por çdonjëri milioner, në këtë vend pa prodhim, ka arritur që pasuritë familjare t’i mbulojë me floririn e fjalorit, se transparenca e pasurisë nuk fillon nga lart, çka nënkupton, se dënimet dhe sekuestrimet po bëhen nga poshtë, andej nga tubat e shkarkimit të ishullit të gënjeshtrave.

Edhe cili gënjen më bukur, edhe cili vjedh më burrërisht dihet.

Që pasuritë e shqiptarëve janë vjedhur nga duart e atyre që betohen për të luftuar korrupsionin, nuk besoj se ka njeri që ka dyshime.

E nëse jemi në këtë pikë, duhet të pranojmë se loja e fjalëve është mashtrim, se drejtësia fillon ditën që kryeministri shkon para drejtësisë./Pamfleti

drejtësia kryeministri spak

Lini një Përgjigje