TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë28 Maj 2024, 18:07

“Rai 3” të dielën plas “bombën” e radhës, gati investigimi i ri për aferën me refugjatët; gazetari Mottola i refuzon kafen Ramës! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Rai 3” të dielën plas “bombën” e
Intervista e gazetarit italian me Ramën

Gazetari i RAI 3 ja lë kafenë pa pirë liderit global...

Televizioni italian “Rai 3” ka bërë gati bombën e radhës për paktin e refugjatëve Rama-Meloni. Në investigimin e pak javëve më parë u trondit nga themelet qeveria shqiptare, pasi Engjëll Agaçi doli i lidhur fort me bandat shqiptare në Itali. Po ashtu përmendeshin edhe lidhjet e vëllait të Ramës me krimin.

Kryeministri nuk la gjë pa thënë për gazetarët dhe kërkoi një intervistë. Duket se intervista është realizuar dhe është gati puntata e dytë e emisionit, puntatë e cila duket se do e nxjerrë nga binarët kryeministrin.

Pas sulmeve të dy kryeministrave, asaj italiane, Giorgia Meloni dhe atij shqiptar, Edi Rama, i rikthehemi trajtimit të marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Intervistuam kreun e qeverisë shqiptare, i cili pranoi t'u përgjigjej pyetjeve të Giorgio Mottola-s, madje edhe atyre të mprehta për infiltrimin e mafies shqiptare në qeverinë e tij”, njofton “Rai 3” në trailer-in e emisionit që do të transmetohet të dielën.

Por në takimin që ka ndodhur mes Giorgio Mottola-s dhe Ramës ka pasur një episod që e ka nervozuar kryeministrin. Rama i ka ofruar kafe gazetarit, mirëpo ky i fundit e ka refuzuar. Kjo ka nervozuar Ramën.

I ripërsëritëm kërkesën për intervistë Ramës që na priti në godinën e qeverisë. Ai na tregoi mikpritjen, por mbeti pak keq kur i refuzuam kafen që na ofroi”, thekson televizioni italian.

Nga ana e tij, Rama flet i qejfmbetur. “Ishit pak i dyshimtë edhe për kafenë qe refuzuat, sepse me atë që keni në mendje mund t’u dukem mbase edhe si autokrati që “helmoi” gazetarët”, shprehet Rama.


Vetë gazetarët kanë paralajmëruar investigim më të thellë dhe do të shohim të dielën se si do të reagojë kryeministri.

Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, paralajmërohet në klipin e “Rai 3” mbi atë që do të publikohet të dielën. /Pamfleti

Lini një Përgjigje