Loja e 3 ‘lordëve’, secili më i pasur se tjetri, po zhvillohet në kampin e para burgimit...
Sapo FBI zuri rob Edi Ramën dhe Charles McGonigal-in, duke luajtur kumar me interesat kombëtare të dy kombeve, nisi loja e strucit në dy karantinat amerikane të fshatit tonë.
Sali Berisha me të tijtë, është i rrethuar nga verbëria e arsyetimit për të gjykuar krimet e 34 viteve të fundit, dhe ka fshehur kokën në kat të tetë të një pallati këtu në Tiranë, që të mos e kapë drejtësia për gjithë ato krime që akuzohet.
Non Grata, Like Floriri dhe Babloku, po luajnë nga tepeleku edhe Amerikën.
Pas Enver Hoxhës, nuk kishte ndodhur që diktatorët tanë, kokën ta fshehin pas Rusisë, e prapanicën ta nxjerrin cullak para Amerikës.
Loja e strucit që nuk e njohin amerikanët, është sa e trashë, po aq edhe e hollë.
Fshatarët, sapo këta fshehin kokën dhe besojnë se Amerika shikon vetëm sa ata, ja plasin gazit.
Kanë të drejtë.
Pasuritë e tyre janë kudo, në Gji të Lalzit, Kodrën e Diellit, plazhe, male, qytete e fshatra, në banka, offshore, e deri tek jeta luksoze.
Lukunia e epsheve të tyre, lakon edhe ndjenjat shulore anës lumit ku Altin Dumani nuk po kap dot asnjë ‘peshk të madh’.
Fshatarçe, gazi ju ngrin buzët e ja plasin vajit.
FBI dhe DEA nuk qenkan për punët e fshatit tonë.
Këtej, peshqit e vegjël le ta fshehin kokën, kur ka oreks mafia i kap nga prapanica, ua ngop e nuk i lënë të bëjnë ‘as gëk e as mëk’.
Prapë fshatarët kanë të drejtë t’i bëjnë sytë si dac.
Edhe pse nuk i kuptojnë mirë shërbimet e huaja, që në kohë karantine kujdesen që epidemia të mos prekë edhe ata, se ju e dini, 4 Klanet Mafioze janë kolerë që ngordh edhe agjentët e FBI-së, të drejtën zakonore se herët apo vonë gjëja e huaj shkon tek i zoti, e njohin.
Loja e 3 ‘lordëve’, secili më i pasur se tjetri, po zhvillohet në kampin e para burgimit.
Kjo treshe, në këtë pikë, nuk ka ç’humb tjetër.
Ja, ai që ka komanduar Toni Gogun e Tony Blair për ligje anti drejtësi, deri tek Gjergj Luci e George Soros për të penguar Trumpin drejt Shtëpisë së Bardhë, u kap rob familjarisht.
Nuk ngjan si kryeministër, por si i rrethuar në kopshtin e karantinës amerikane.
Vëlla Olsi është zënë në laboratorin e kokainës dhe ka dhimbje koke para se t’i pritet koka.
Edhe tjetri, ai që kishte thyer embargon amerikane në luftën e Sllobodan Millosheviçit kundër myslimanëve të pafajshëm në Bosnjë Hercegovinë, që kishte ujitur e lulëzuar firmat piramidale dhe vrarë mbi 3000 shqiptarë, është në karantinë, në kat të tetë.
I treti, pasi vodhi Thesarin e Shtetit, ndërtoi perandori kriminale e ndezi tankun rus kundër Amerikës, sillet si p*rdha nëpër brekë sa tek Saliu tek Edi, dhe votat i derdh, edhe këtë herë si gjithmonë, atje ku i intereson mbretërisë së Mafies.
Edhe pse ngjan si përrallë, kjo është loja e 3 ‘lordëve’ në karantinën amerikane./Pamfleti
Lini një Përgjigje