
Prej disa kohësh në Tiranë qarkullojnë zëra të shumtë për aktivitetet e ish-kryeministrit italian në atë vend. Disa nga këto kanë të bëjnë me përpjekjen për të bashkuar një konsorcium sipërmarrësish italianë për të marrë pjesë në një tender të nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për ndërtimin e një fshati të madh turistik në zonën e Vlorës.
Çdo ditë që kalon, nxjerrë në dritë fakte se si njerëz, ish-politikanë apo edhe ish-liderë të huaj që punojnë ose bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama, marrin në këmbim shpërblime të majme.
Një nga ato raste është dhe ai i ish-kryeministri italian, Massimo D”Alema, një lider Partie, njeri i fortë i së majtês italiane, i cili ka disa vite që punon si këshilltar politik i disa qeverive nëpër botë dhe që me shumë gjasa mund të jetë shkesi në këtë dashuri mes së djathtës Meloniane e së majtës Ramiste, ka nisur lëvizjet për t’iu futur dhe rrugës së biznesit në vendin tonë.
Një lajm i publikuar nga mediat italiane ka zbuluar se një vit më parë, ish-kryeministri, Massimo D'Alema, ka alternuar angazhimet e tij politike me jetën e re si sipërmarrës. Sipas dokumenteve të siguruara nga portali italian “Open”, më 7 janar 2023, D'Alema ka themeluar shoqërinë A&I Albania sh.pk në Tiranë, të cilën e kishte futur në regjistrin zyrtar shqiptar në datën 12 janar. Ajo është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (e cila në Shqipëri ka akronimin sh.pk) kapitali i së cilës zotërohet tërësisht nga D'Alema.
Ajo është një kompani për asistencë të gjithanshme për biznesmenët italianë. Sipas statutit të A&I Albania, aventura e re sipërmarrëse e D'Alemës në Tiranë ka si objekt “asistencë biznesi dhe konsulencë për persona fizikë dhe juridikë në lidhje me kërkimin dhe krijimin e mundësive të biznesit. Ajo që hedh dyshime është se kapitali aksioner i kompanisë së D”Alemas është 58, 730 lekë, i barabartë me diku 500 euro. Ndërkohë sipas medias italiane, administrimi i shoqërisë i është besuar një kontabiliste shqiptare, Majlinda Haloçi.
Por çfarë e lidh një ish kryeministër si Massimo D”Alema me aeroportin e ri që po ndërtohet në Vlorë?
Thashethemet aktualisht të mohuara nga menaxherët e tij, flasin për një interes për një fshat të ri turistik në Vlorë
Prej disa kohësh në Tiranë qarkullojnë zëra të shumtë për aktivitetet e ish-kryeministrit italian në atë vend. Disa nga këto kanë të bëjnë me përpjekjen për të bashkuar një konsorcium sipërmarrësish italianë për të marrë pjesë në një tender të nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për ndërtimin e një fshati të madh turistik në zonën e Vlorës pak km larg aeroportit të ri i cili duhet të hapet gjatë vitit 2024.
Kush është Majlinda Haloçi që D’Alema i ka besuar administrimin e shoqërisë?
E kontaktuar nga portali “Open”, Majlinda Haloçi ka hedhur poshtë zërat për ndërtimin e fshatit turistik, teksa ka ngritur pretendimin se nuk ka dijeni për këtë hipotezë. Ajo pranoi se kompania e krijuar nga ish-kryeministri italian është një prej të cilave ajo menaxhon, por theksoi se nuk asnjë dijeni apo përgjegjësi për projektin në fjalë.
“Në punën time jam ndjerë gjithmonë shumë e afërt me kompanitë italiane. Kjo arrihet nëpërmjet kontakteve personale dhe falë njohjes së gjuhës dhe kulturës italiane, të strukturës ekonomike të ngjashme me atë të Shqipërisë, e përbërë nga biznese të vogla dhe të mesme, shumë prej të cilave janë familjare. Por jo vetëm. Për më shumë se 20 vite firma ime ka asistuar Unioncamere Puglia - Dega Tiranë në Shqipëri, për pjesën e kontabilitetit. Ishte një marrëdhënie e konsoliduar dhe gjithnjë në rritje. Është shumë bukur të shohësh ndër vite kompanitë italiane të asistuara dhe të konsoliduara që çojnë përpara projektet e tyre investuese dhe në veçanti marrëdhënien e besimit ndaj institucioneve dhe ndaj kompanisë sime dhe personit tim. Në këto kompani përfshihet edhe kompania A&I Albania, në të cilën konfirmoj se nuk kam asnjë përgjegjësi për çështjen në fjalë”, tha ajo.
Një përgënjeshtrim i ngjashëm erdhi për "Open" nga studio e arkitektit italian, Mario Cucinella, i cili ka krijuar vepra të mëdha në Tiranë dhe rrethinat e saj!
“Studio jonë nuk po ndjek projektin që përmendni”, thuhej në reagimin e studios Italiane.
Si selfie e pabesë nxori zbuluar darkë ballë për ballë mes Ramës dhe D'Alemës në një restorant romak!
Planet e biznesit të D’Alemës në Shqipëri për momentin mbeten konfidenciale, por është e sigurt që kryeministri shqiptar Rama është në dijeni të tyre. Edhe nëse nuk do të ketë takime zyrtare mes të dyve, pasi D'Alema nuk ka më role institucionale për t'i justifikuar ato, një takim kokë më kokë është zhvilluar në Romë më 16 dhjetor 2023 në një restorant në kryeqytet.
Atë ditë kryeministri shqiptar ishte për një vizitë zyrtare në Itali dhe mori pjesë në një takim trepalësh në Palazzo Chigi me Giorgia Meloni dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak . Pasdite Rama ishte në eventin "Welcome back Italian pride" organizuar nga Fratelli di Italia. Dhe në mbrëmje ai u taku në fshehtësi të madhe me D'Alemën në restorantin Rinaldi në Quirinale. Por konfidencialiteti u thye nga dëshira e restorantit për të bërë një selfie me dy të ftuarit e rëndësishëm. Foto më pas u publikua menjëherë në llogarinë e restorantit në Instagram./Përshtati "Pamfleti" nga "Open"
Lini një Përgjigje