TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Qershor 2024, 14:44

SHBA dhe BE fundosin Edi Ramën

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

SHBA dhe BE fundosin Edi Ramën
Edi Rama /

 “Pse ky nxitim për të miratuar rezolutën, reformën mos guxoni ta prekni”?!

Edi Rama, antiamerikani i kësaj rezistence të rrezikshme, është futur dhe po ecën me shpejtësi në korsinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, me qëllimin final, shkundjen e ekuilibrave të ushtrimit fondamental të sistemit.

Altin Dumani, edhe pse ngjan si i humbur, ka ngjallur frikë tek mafia, prandaj 

Babloku gërmoi në themelet e plehrave, për të gjetur fosilet që mund të shuajnë dritën e drejtësisë.

Pak minuta para se të ndizen nervat e SHBA-ve dhe BE-së, u betua para Fatmir Xhafës dhe Lindita Nikollës se kjo garë duhet të fitohet nga mafia para se të mbarojë, ndryshe, jo vëllezërit e familjarët e tjerë milionerë, por edhe vasalët do të arrestohen, e pasuritë që as fshihen as justifikohen, do të konfiskohen.

U shpik “makina” antikorrupsion, me kilometrazh më të lartë se ajo që na kishte lënë ambasadori Donald Lu, e markës “askush mbi ligjin”, prodhim i vitit 2016.

Sot, të gjithë po vrapojnë ta lënë pas SPAK-un, para se të mbërrijë këtej ambasadori i ri.

Meqë kryeministri nuk ka as patentë, shkuli një qime në vetull të Olta Xhaçkës, aty ku RAI 3 ka vizatuar edhe stemën e mafies italiane, e bëri litar, lidhi “komision parlamentar” pas karrocës që tërheqin Fatmir Xhafaj dhe Baton Haxhiu dhe i zuri rrugën drejtësisë.

Sapo karroca hyri në trafikun e rrjetit reagues dhe u nis për në Mekën e Altin Dumanit, ambasada amerikane lëshoi “raketat” nga Jerusalemi i rrugës së Elbasanit: “Pse ky nxitim për të miratuar rezolutën, reformën mos guxoni ta prekni”?!

Një dru të fortë i dhanë edhe ambasadorët e BE-së.

Diplomatët e kontinentit tonë, e dinë që gomari duhet marrë me të mirë.

Nuk ndanë një fajtor këta, por gjithë skuadrën e skuriqëve që janë bërë pis e duhet të ecin në një vijë e centruan në baladën me një varg të vogël germash; “bashkëpunim” në parakalim, çka nënkupton, këta janë bashkë.

Por Amerika e di se vizimi i rrugës është i zorshëm, pasi rrjeti venoz i tre mafiozëve ndryshon.  

Saliut, pasi shtypi për vdekje mbi 3000 shqiptarë, Antony Blinken i ka bllokuar me tampon patentën shtetërore, dhe sot nuk është mirë nga gjendja shëndetësore; Ilirit, para se t’i shkelte këmbën me tank rus drejtësisë, Yuri Kim kërceu mbi facebook të Markut dhe i ngjiti tapën mbi vrullin hutaq, sa nuk ka dializë që e bën diell dylli.

Vetëm Bablokut ja nguli në venë shiringën diplomacia perëndimore

Nxitimi për të parakaluar SPAK-un, ose “pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi të vitit 2016” siç deklaron ambasada amerikane, është shkelje flagrante e vijës së kuqe, prandaj  duhet të jemi të thjeshtë në mesazh.

Po, Amerika dhe BE fundosin Edi Ramën, pasi Saliu dhe Iliri janë me sot a me nesër për në burg./Pamfleti

edi rama shba be fundosin edi ramën

Lini një Përgjigje