Nuk e priste mafia shqiptare goditjen nga tabloidi gjerman BILD, se hetuesit e Hanoverit kanë dosje të trasha për trafikantin e drogës globale, Olsi Rama...
U desh shpërthimi i shërbimeve inteligjente dhe mediave evropiane, për ta detyruar Edi Ramën të pranojë botërisht se vëllai i tij, ish emigrant në Amerikë, para 11 vitesh pa pasuri e pa shtëpi, me një fjalë fukara, është i përfshirë në grupet më të rrezikshme të kartelit të drogës.
Në intervistën e dhënë për RAI 3, kryeministri nuk e kundërshtoi se vëlla Olsi është mes fuqisë së akuzave të shumë shteteve evropiane dhe forcës ekzistencialiste përballë akuzave ekzistuese.
Pra SPAK-u, në vend të hapë dosjen urgjent dhe ta arrestojë Olsi Ramën, ka hapur veshët, si dhe sa po e mbrojnë mediat kriminale dhe vëlla Edi nga përmbytja e madhe me vetëtima e rrufe.
Po a kapet Edi Rama ‘gafil’?!
Kur mendon se kryeministri e ndau për gjysmë edhe mitin e drejtësisë amerikane, ku gjysmën e korrupsionit të vet ja ngarkoi ish shefit të FBI-së Charles McGonigal e gjysmën e faturoi për pastrim tek drejtësia shqiptare, fshatarët kanë të drejtë të dyshojnë, more vërtetë familja kryeministrore është më fortë se Amerika?!
Se është më hajduti, është edhe më i forti, llafosin kudo patronazhistët.
Me politikanë, maskarenj, zyrtarë, bandit e vrasës, nëpunës të këtij regjimi që në pamje të afërt janë më antiamerikanët, në pamje të largët, siç ka deklaruar publikisht në votimet e vitit 2021, i ka pajisur me viza, pse jo për të fshehur paratë e taksave tona pikërisht në Amerikë, dhe për të sheshuar tensionet sa herë shqiptarët zemërohen.
Jo vetëm kohët e fundit ka ndodhur, që pushtetarët të lindin atje fëmijët e tyre, pra, të grave dhe dashnoreve që i marrin sipas interesit, dhe pak para se ta mbushin kupën sa nuk i shpëton dot as drejtësia, ikin andej e komandojnë bizneset atje e këtu, duke zbehur në sytë e shqiptarëve autoritetin dhe seriozitetin se “shpata” e ligjit është pa sy.
Këta që vrasin e presin, goditjet i marrin nga nuk pritet.
Nuk e priste mafia shqiptare goditjen nga tabloidi gjerman BILD, se hetuesit e Hanoverit kanë dosje të trasha për trafikantin e drogës globale, Olsi Rama.
Përballë goditjeve të medias evropiane, disa shtete kanë hapur dosje hetimore e çuditërisht SPAK-u ende ka mbi tavolinë shprehjen idiote të kryeministrit, se asgjë nuk ka ndodhur, thjeshtë “u mbars mali e polli një mi”.
Në miniaturë, piktura në derë të kullës së vogël të ngujimit, rreket të mbajë në kllapi fshatarët që sa herë të zgjohen nga ëndrra “nuk ka asnjë mbi ligjin”, të binden se janë në realitetin me pikëpyetje e pikë çuditëse në fund, Olsi dhe Edi Rama qenkan më të fortë se Amerika?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje