TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 7 Qershor 2024, 15:04

“Po të kishte skandale, do të fliste ambasada amerikane”!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
“Po të kishte skandale, do të fliste ambasada amerikane”!
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane, David Wisner /

Skandalet super spektakolare ditët e fundit, që ne dhe mediat më prestigjioze të perëndimit, i kemi parë dhe ndjerë, nuk kanë ndodhur sot.

Çdo ditë të 11 viteve të kësaj qeverie, ka pasur lumenj faktesh se si po pasurohen gjithë zyrtarët, si po shpërdorohen fondet publike dhe se si litari në qafë të demokracisë dhe lirisë po shtrëngohet dukshëm.

Mafia, e mbështetur pas murit të fakteve, ka zgjedhur si bazë të sigurisë, heshtjen e diplomacisë.

Këta që na thonë, se ambasada amerikane sheh edhe lepurin në bark të Sali Berishës, dalin para shqiptarëve dhe mburren, se po të kishte skandale qeveria, po të ishim narko- shtet, po të ishte e vërtetë që investitorët strategjikë, politikanët e pushtetarët vjedhin e vrasin, janë hallka të organizatave mafioze, do të kishim një deklaratë.

Janë këto “rrufetë” që lëshon Edi Rama mbi shqiptarët.

Pra, “përrenjtë” për të mbushur pellgun e mafies ku notojnë ‘Peshqit e Mëdhenj’, nuk na qenkan të fshatit tonë, prandaj strategu i Surrelit, forcën e merr ku të mundet, në Rusi, Amerikë, Kinë, Turqi, Serbi, Rusi e kudo ka miq mafiozë. 

Me heshtjen e ambasadës amerikane, ky ka çarë rrugën e historisë së hajdutërisë dhe mëkatin e vetëm që ka pranuar është se po, ka bërë ca thërrime në sofrën me shefin e FBI-së Charles McGonigal, për të cilin nuk është penduar që e ka qerasur nga taksat tona, dhe prapë do e bënte, nëse ai nuk do ishte në burg.

E ka deklaruar apo jo?

Sa herë vijnë dosje nga shërbimet e huaja, ky tipi paralizon drejtësinë, duke u hedhur baltë në sy edhe shqiptarëve, “hapini sytë, SPAK nuk ka çfarë heton, parlamenti nuk ka çfarë diskuton, ka thënë ndonjë fjalë ambasada amerikane se këtej ka korrupsion”?!

Edhe këto ditë që SPAK-u është i detyruar të lëshojë rreth 40 fletë-arreste, se i kanë qëndisur krimet shërbimet e huaja, do e shihni, zyrtarët e lartë do të lajmërohen të ikin në vendet perëndimore ku Edi Rama ka lidhjet e veta.

Me gjithë këto energji, pak i kanë rënë puplat Ramës, që kur e kapën edhe këtej në Evropë në kartelet e drogës dhe lidhjet me vrasës e anëtarë të kartelit, që do të jenë në vazhdimësi, goditje me breshëri.

Janë para drejtësisë ata politikanë që ditën bënin ligje e natën paguanin për të vrarë, por akoma ka në terren ca gazetarë të “pavarur” të Mafies, që po i bëhen kokore të Edi Ramës, se po të kishte qeverisje të keqe, ambasada amerikane do të fliste, prandaj ju që shikoni drogë, vjedhje dhe vrasje, keni probleme me shikimin.

Shpesh herë kemi fërkuar sytë nga ç’kemi parë edhe tek mercenarët, patronazhistët e shpërndarë deri në ambasada, tek pasuritë dhe zelli i tyre për të ecur në rrugën e kryemafiozit të Globit.   

Me sytë e shqyer nga skandalet dhe fakti se mediat italiane, gjermane, holandeze, spanjolle, franceze, greke, zvicerane, belge, e kudo ka profesionalizëm, deri në fshatin tonë që kemi ngelur një grusht, krye mafiozit nuk i ka ngelur asnjë armë tjetër, veç refrenit, po të kishte korrupsion, do të fliste ambasada amerikane.

Edhe nga karroca e Giorgia Melonit të njëjtën vjershë reciton, bëhuni gati t’ju vjedh sërish votat dhe ç’të dojë, pasi, po të kishte skandale, do të fliste ambasada amerikane!/Pamfleti

ambasada amerikane skandale

Lini një Përgjigje