Sipas raportit hetimor parlamentar, lexuar nga Spartak Braho, thuhet: Pasi u krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar “Fino” dhe Sali Berishës iu dha garanci se nuk do ta sulmonin komitetet e jugut, ai e shkriu “Njësinë 111”, ndërsa kriminelët që përbënin këtë njësi i pasuroi me milionat e fajdeve, i pajisi me Pasaporta Diplomatike dhe u lejuan të arratiseshin, sikur gjoja ishin oficerë të SHIK, Gardës, Policisë e Ushtrisë dhe u rrezikohej jeta...
Në shkurt ’97, Saliu krijoi njësinë “111 tigrat e zinj”, me 111 kriminelë që liroi nga burgu; të drejtuar nga Bashkim Gazidede
Nëse prej 30 vitesh, drejtësia nuk e ka prekur Sali Berishën, “monstrën” e krimeve, korrupsionit e shkatërrimit të shtetit, kjo nuk do të thotë, se për të nuk ka prova, përkundrazi, kanë qenë vetë krerë të PS që kanë bërë pazare me të për ta mbajtur si partner në politikë.
Nuk e dimë, nëse DASH e ka të skeduar në dosjen e vendimit “non- grata”, por një provë konkrete zyrtare, është krijimi nga Sali Berisha në fillim të muajit shkurt 1997, i forcës së armatosur të quajtur “Njësia 111” në formë garnizoni brenda Presidencës.
Kjo njësi përbëhej nga 111 kriminelët e rrezikshëm që kishte Shqipëria në atë kohë, të cilët ishin të burgosur për grabitje me dhunë, vrasje, rrëmbime, përdhunime, zhdukje biznesmenësh etj.
Me urdhër të Sali Berishës, SHIK i liroi ata para hapjes së burgjeve, i armatosi me pajisje speciale të Gardës së Republikës, i veshi me uniforma të zeza, i pagoi me lekët e piramidave dhe i vendosi me shërbim “non- stop” në Presidencë.
Sipas komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e vitit 1997, në pjesën e raportit për çmenduritë e Sali Berishës në atë kohë President, thuhet se 40 kriminelë të “Njësisë 111” u vendosën brenda Presidencës, ndërsa 71 të tjerët në tarracë e oborr përgjatë gardhit me shkurre.
Kjo njësi ushtarake ishte Gardë Personale e Sali Berishës, mbasi Gardën Shtetërore e kishte shkrirë, duke mbajtur vetëm dy toga me 50 tropojanë, matjanë e dibranë që komandoheshin nga Bashkim Gazidede.
Nëpërmjet tellallëve të tij në PD, të qeverisë e policisë nëpër qytete, kriminelët e “Njësisë 111” u mitizuan e propaganduan nga Shaban Memia, si “Tigrat e zinj të Doktorit”, me qëllim që komitetet e jugut dhe protestuesit të mos i afroheshin godinës së Presidencës.
Një nga faktet që zbuloi komisioni hetimor parlamentar “Braho”, ishte ky: 60% e armatimit dhe municionit të Gardës ishte çuar në Presidencë, ndërsa 200 efektivë të gardës u vendosën në mbrojtje të pallatit ngjitur me Presidencën, ku jetonin familjet e Aleksandër Meksit, Safet Zhulalit, Ali Spahisë etj.
Kjo njësi kriminale-ushtarake, qëndroi e armatosur brenda e jashtë Presidencës, deri në fund të muajit mars, pasi PS bëri pazarin me Sali Berishën për të mos e prekur penalisht, dhe pasi Sali Berisha shporri krye-fajdexhiun Aleksandër Meksi e dekretoi kryeministër Bashkim Finon.
Në raportin hetimor parlamentar, që lexoi Spartak Braho, thuhet:- Pasi u krijua Qeveria “Fino” dhe Saliut iu dha garanci se nuk do sulmohej nga komitetet, ai shkriu njësinë “111 tigrat e zinj”.
Ndërsa kriminelët që përbënin këtë njësi i mbushi me milionat e fajdeve, i pajisi me Pasaporta Diplomatike false dhe u lejuan të arratiseshin, sikur gjoja ishin oficerë të SHIK, Gardës, Policisë e Ushtrisë dhe u rrezikohej jeta; por ata që i dhanë garanci paprekshmërie Sali Berishës, ishin Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi, Ilir Meta dhe miku i tij Servet Pëllumbi.
Këtë veprim kriminal të Sali Berishës, grupi parlamentar i PS në vitin 1999 pas ardhjes në pushtet, e quajti pa “objekt vepër penale” dhe nuk e çoi para drejtësisë; prandaj Sali Berisha, një forcë indetike dhune si njësia “111 tigrat e zinj të Presidencës”, e krijoji dhe e mbajti aktive gjatë protestave në vitet 1997-2005./Pamfleti
Lini një Përgjigje