TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Qershor 2024, 17:00

Prapaskenat/ SPAK hetime në sekret të plotë për “Xibrakën”, a do të futen në lojë gjermanët?

Shkruar nga Pamfleti
Prapaskenat/ SPAK hetime në sekret të plotë për
Edi dhe Olsi Rama

Gjermanët mund të thonë nëse personi misterioz është apo jo Osi Rama...

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të hetojë në sekret të plotë dosjen e “Xibrakës”. Pavarësisht mesazheve dhe paralajmërimeve të kryeministrit, Prokuroria e Posaçme vendosi të lëvizë pas fakteve të dala në media dhe akuzave se vëllai i kryeministrit ka lidhje me laboratorin e famshëm të kokainës.

SPAK ka nisur verifikimet për mosveprimet me dosjen 335/1. Duke e emërtuar procedim nr. 88 vitit 2024, SPAK do të hetojë pse u mbyll në heshtje fraksioni i dosjes, ku flitej për personazhin misterioz, që nuk zbulohej dot nga prokuroria dhe policia. Pra me pak fjalë, fillimisht do hetohen ata që mbyllën dosjen dhe më pas mund të shkohet te provat e reja. Duke qenë se është kaq sensitive si dosje, SPAK duket se po e bën në sekret total. Prokuroria ka vendosur të mos japë asnjë detaj mbi këtë rast edhe përmes kërkesave zyrtare.

Në regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve të publikuar nga vetë SPAK, ka pasur disa shkresa për informacion mbi këtë dosje dhe përgjigja ka qenë e prerë: “Në vijim të komunikimit si dhe në përgjigje të kësaj  kërkese, Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë informacion për të komunikuar”. Pra ndryshe në çdo rast tjetër ku SPAK shprehet se rasti është nën hetim apo ka sekret hetimor, te dosja “Xibraka” ka preferuar të mos thotë asgjë.

Por kjo dosje duket se do të jetë test për prokurorinë. Prokurorët po hetojnë se përse ish-kolegët e tyre te Krimet e Rënda e mbyllën dosjen. Pra ata vetë duhet të arrijnë në një konkluzion dhe dosja nuk mund të kalojë në heshtje. Po ashtu SPAK duhet që të vendosë pikat mbi “i” dhe të thotë nëse ka lidhje vëllai i kryeministrit me drogën në Xibrakë apo jo. Gazmet Bardhi e ka akuzuar drejtpërdrejt, ndërsa Olsi Rama e paditi për kallëzim të rremë.

Rruga më e thjeshtë që mund të ndjekë SPAK është të kontaktojë aleatët në Gjermani.  Hetimet për Xibrakën u nisën prej tyre dhe ata kanë foto, video, përgjime dhe gjithçka tjetër. Pra, gjermanët mund të thonë nëse personi misterioz është apo jo Osi Rama.

Vete “Bild” shkruante pak ditë më parë se Zyrës Federale të Policisë Kriminale Gjermane i është dashur të ngrejë grupin e saj hetimor në Shqipëri dhe Kosovë, gjë që sipas tyre ka pasur sukses deri më tani. Në artikull thuhet gjithashtu se hetuesit gjermanë dhe ndërkombëtarë kanë vënë në shënjestër edhe familjen e kreut të qeverisë, Edi Rama. /Pamfleti

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë