TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Qershor 2024, 15:46

Skenari i Edi Ramës, për mos t’i hequr mandatin Sali Berishës, pjesë e pazarit të dinozaurëve

Shkruar nga Pamfleti
Skenari i Edi Ramës, për mos t’i hequr mandatin Sali
Sali Berisha dhe Edi Rama /

Shenja e këtij pazari, për mos t’i hequr mandatin Sali Berishës, u dha dy ditë më parë nga Gaz Bardhi e Baton Haxhiu; të cilët e trajtuan mungesën e Saliut në parlament, si “mungesë me arësye për shkak të masës “Arrest shtëpie”...

Këto ditë, deputeti Sali Berisha plotëson 6 muaj mungesë në parlament; mungesë që dikton përfundimin e mandatit dhe zëvendësimin e tij, me kandidatin e radhës në listën emërore të Partisë Demokratike.

Sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Parlamentit, ditën që deputeti Sali Berisha plotëson 6 muaj mungesë në parlament, Kryetari i Kuvendit, ka detyrimin të fillojë procedurat për heqjen e mandatit të tij, duke i paraqitur KQZ-së vendin vakant.

Në pikën “D” të nenit 71 të Kushtetutës, thuhet se deputetit i përfundon mandati, kur mungon 6 muaj radhazi pa arsye në parlament.

Deputeti Sali Berisha përfshihet në këtë përcaktim të Kushtetutës, dhe sipas saj i duhet hequr mandati, nëse deri ditën e martë më 25 qershor 2024, nuk do paraqitet në seancë, ose në selinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Por nga kupola e PS-së, kanë nisur të dalin fjalë, se me urdhër të Edi Ramës, deputetit e kryetarit “non  grata” të PD-së, Sali Berishës, nuk do t’i hiqet mandati i deputetit, megjithëse duhet t’i hiqet sipas përcaktimit në Kushtetutë.

Skenari i Edi Ramës për mos t’i hequr mandatin Saliut, është ky: mungesa 6 muaj në parlament, nuk do konsiderohet si “mungesë pa arsye”, por si “mungesë me arsye në kushte të detyrueshme jashtë vullnetit të tij, për shkak të masës “Arrest shtëpie” që i kanë vendosur SPAK e Gjykata më 30 dhjetor 2023.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, ky skenar i Bablokut, ka nisur të zbatohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, së cilës i kanë dhënë një material të gatshëm, që ajo do t’ia paraqes Këshillit të Mandateve, ku “Arresti shtëpiak” i Sali Berishës, trajtohet si shkak i mungesës së Sali Berishës në parlament, pa lidhje me përcaktimet e në Kushtetutë.

Argumenti që do përdoret nga Linda e parlamentit dhe deputetët e PS- Foltores në Këshillin e Mandateve, do jenë 11 kërkesat e deputetit Sali Berisha drejtuar SPAK-ut, Gjykatës së Posaçme e  Gjykatës së Lartë, për të marrë pjesë në seancat parlamentare, por ata nuk e kanë lejuar, për shkak se është nën masë penale “Arrest shtëpie”.

Shenja e zbatimit të skenarit të Edi Ramës e PS-së, për mos t’i hequr mandatin Sali Berishës, u dha dy ditë më parë nga Gaz Bardhi e Baton Haxhiu; të cilët e trajtuan mungesën e Saliut në parlament, si “mungesë me arësye për shkak të masës “Arrest shtëpie””.

Dhe kur këtë skenar e servirën Gazi e Batoni, njeri ndërlidhës i Saliut me Edi Ramën e tjetri këshilltar i lojërave të Edi Ramës; mos heqja e mandatit Sali Berishës, është një pazar dhe fakt i pritshëm, që do ta zbatojë Linda e parlamentit.

Pjesë e këtij skenari, do jenë dhe gjoja refuzimi i interpelancës që Sali Berisha i kërkoi Edi Ramës; dhënia e vulës së PD-së, regjistrimi i kërkesës në Gjykatën e Lartë për t’i hequr masën “Arrest shtëpie” brenda datës 25 qershor 2024, dhe trajtimi i mungesës me arsye në parlament, janë prova se Sali Berishës nuk do t’i hiqet mandati e mund të lihet i lirë./Pamfleti

skenari i edi ramës mandati i sali berishës pazari i dinozaurëve

Lini një Përgjigje