TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Qershor 2024, 10:38

Kapiteni që tradhtoi në “Oqean” Presidentin Joe Biden

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Kapiteni që tradhtoi në “Oqean” Presidentin Joe Biden

Kujdes kapiten, erërat po fryjnë kundër!

Kapiteni iku dhe e la anijen pirate në mes erërave të fatkeqësive.

Edi Rama, kishte rrëmbyer një anije në Egje dhe ishte nisur të sulmojë oqeanin e qytetërimit, Amerikën.

Adriatikun dhe Jonin, dy detet e pasura me peshk dhe sfida që kanë ndezur dy luftëra botërore, ja kishte besuar një femra me emër maceje.

Mimi Kodheli dhe Sasha Kryemadhi, janë dy macet që do të ngelen në analet e historisë dhe skenarët e skenave spirale, ku fillin e Arianës e ka bërë lëmsh dhe e ka fshehur Minotauri i Surrelit.

Sapo SPAK-u i konfiskoi Sashës vilën në Gji të Lalzit, flitet gjithandej, se Babloku e ka rehatuar në Jalë.

Atje Sasha mund të lodrojë nëpër një vilë tjetër dhe të kujdeset për shumë kabina e kabinete plazhi, ku pushojnë të pasurit e Globit.

Vijnë andej, njëlloj si këtej, diplomatë e piratë, kryeministra e kryekriminelë, piratë e presidentë, fëmijë e dhëndurë të tyre.

Ne që na ruhen të mos u futemi thellë në punët e pista, ne që na mbyllin çdo sportel ku ju shkëlqen luksi e floriri nëpër putra e gjokse, dimë që pasi Mimi Kodheli komandonte, fikte e ndezte radarët e NATO-s që anija e kapitenit të bënte plaçkë të mirë e të zmbrapste anijet e FBI-së që e ndiqnin, u përkëdhel nga vetë NATO-ja.

Me një “motobarkë” moderne ju shmang rrezikut.

Mes erërave të forta, sot janë “viktimat” e Mafies Shqiptare.

Pasi kapiteni i la në Oqean, shefi i FBI-së Charles McGonigal u plaçkit dhe u zu rob nga FBI, Hunter Biden i rraskapitur nga droga po lundron kundër erërave që po i shtyjnë edhe të atin Joe Biden dhe ca piratë kinezë e rusë drejt disfatave, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-ve, Gabriel Escobar, ende rropatet në një lundër afër ngushticës, ku ka dalë për “plaçkë” politike Alexandër Soros.

Po kapiteni që ka “tradhtuar” ekuipazhin, a ka shpëtuar vërtetë, është pyetja që na intereson në fshat?!

Deri sot ngjan me fat qafiri,

Në momentin që duhej të bëhej hero i Mafies Globale, anijes së FBI-së ju fik motori nga hutimi se si një ballkanas komandonte anijen më të madhe të piratëve të ujit, tokës dhe ajrit.

Edhe Presidenti Donal Trump u “trullos” pak për një moment.

Nuk e mendonte që kapiten i anijes politike të Joe Biden të ishte sheiku dhe pirati Edi Rama, pasi mbante edhe kapele të FBI-së dhe flamur amerikan të qëndisur nga Kimetja e rrugës së Elbasanit.

Trump e mori veten shpejt.

-Të fali Sazanin mik, vetëm mos ma nxirr syrin, se i dukem i shëmtuar Giorgia Melonit, - i ofroi ofertën e parë Babloku.

Ç’u bë u bë e nuk zhbëhet, por në optikën e opsioneve më optimiste të djajve të kësaj toke, është shkruar e zeza mbi të bardhë, kapiteni e la në “Oqean” të hapur Presidentin Joe Biden ballë përballë me Donald Trump.

Megjithatë, kujdes kapiten, erërat po fryjnë kundër!/Pamfleti

kapiteni joe biden oqean

Lini një Përgjigje