TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë21 Qershor 2024, 13:14

Amerika fundos bosët e krimit shqiptar, arrestimet VIP fillojnë me Ilir Metën

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Amerika fundos bosët e krimit shqiptar, arrestimet VIP fillojnë me
Richard Nephew dhe Altin Dumani /

Sapo Bosi i anti-krimit amerikan, përfundoi takimet me përfaqësues të drejtësisë, shoqërisë civile dhe mediave, Edi Rama u bë ‘Struc’ dhe Ilir Meta, ‘Luan’…

Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit Amerikan për Anti-Korrupsionin Global, ishte i ashpër me hajdutët e politikës shqiptare.

“Amerika është e vendosur të mbështetë reformën në drejtësi, betejat me korrupsionin dhe përpjekjet për demokraci”, ishte mesazhi telegrafik, pse jo, edhe i pari i këtij formati.

Asnjë fjalë të mirë për sukseset që nuk ekzistojnë, asnjë përqafim me eksponentë ekzekutiv që u vjen era korrupsion, çka do të thotë, “prerje” duarsh për mafien. 

Ndoshta, shumica e shqiptarëve mendojnë, se tashmë është vonë t’u presësh duart, se aq shumë kanë vjedhur, sa pasuritë i kanë kaluar në duar të tjera.

Pastaj, pse të mos e themi, se ka shumë fshatarë këtej, që besojnë se kërcënimet janë krijuar si përrallat e kecave me ujqër, për të shtuar kujdesin nga aksidentet.

Ngjarjet tona u ngjiten vlerave, sa aksionet e bursave diplomatike, shihen si burim magjik, që kur largohesh, nxjerr ujë të pastër, e kur u afrohesh, shterron.

Por ne metafotat e paradokset i kemi shpirt, nuk jetojmë dot pa to.

Pa na u sosur e sotmja, na vjen e nesërmja, pa ikur vjeshta na vjen dimri.

Kështu ka ngjarë historikisht, si e sotmja, edhe e djeshmja, edhe e nesërmja.

Të njëjtat duar që presin të priten, të njëjtat koka që e kuptojnë edhe vetë se do të këputen, mbajnë në nivel kontrastin e kontratave të korrupsionit.

Prandaj Amerika dje, hypi në kodër e jo në male, për të dhënë kodet se ç’do bëhet me hajdutët nesër

Po po, me ato që nuk tha Amerika dje nga mali i Olimpit, se Zeusi është baba shëmbullor i zotave të mafies, shuhet zjarri i guximit, për t’u lidhur ‘sup më sup’ kundër drejtësisë dhe Amerikës këto 4 Klanet Mafioze që jo FBI, por edhe kalamajtë e fshatit, i njohin me emra e mbiemra, prandaj nuk foli me emra të përvetshëm Richard Nephew.

Sapo Bosi i anti-krimit amerikan, përfundoi takimet me përfaqësues të drejtësisë, shoqërisë civile dhe mediave, Edi Rama u bë Struc dhe Ilir Meta Luan.

Pasi u çmend edhe një herë, mori për dore Baton Haxhiun dhe lajmëroi fshatin se u nda me Monika Kryemadhin, e cila ka menaxhuar paratë e pasuritë, që FBI ja ka hetuar.

Në fakt, të hetuar janë të gjithë, se fshat i vogël jemi dhe ja dimë njëri-tjetrit edhe sa lugë kemi në shtëpi.

Po të vinte emra përbri krimeve dhe hajdutërive, do të kishim rrufe nga toka në drejtim të qiellit, ku sillen 4 Yjet e korrupsionit që kanë avulluar gjithë pasuritë publike.

Do të ngatërroheshin keq “gërshetat” nëpër kokat e këputura, e pastaj ambasadori i ri David Kostelançik që ka gjasa të vonohet deri sa të qartësohet hemisfera e sferës sonë, nuk do të vlerësohej si kondensator që do mund ta shndërronte avullin në ujë.

Me thjeshtë.

Mes krundeve këtë herë ka edhe miell cilësor.

Departamentet e sigurisë dhe anti korrupsionit në Amerikë, kanë marrë informacone bio edhe nga gazetarët që këtej shihen si ‘delet e zeza’ të fshatit.

Pra, edhe me ‘shto ujë e shto miell’, “mrrokullat” e sistemit, teksa “bluajnë” krundet e kohës, po “kolliten” me gulçimë se po, me ç’thotë Amerika, hajdutëve do u priten duart, me ç’nuk thotë, do u këputen kokat!

Esenca e esesë është e ëmbël sot.

Amerika fundos bosët e krimit shqiptar, arrestimet VIP fillojnë me Ilir Metën./Pamfleti

richard nephew bosët e krimit amerika vip ilir meta

Lini një Përgjigje