Ata që kanë lexuar Kur’anin, ende nuk e kanë deshifruar ajetin: “Kjo botë është pasuri, kurse pasuria e saj më e madhe është gruaja e mirë”.
Të gjithë ua kanë ngulur sytë, syve të përlotur të Monika Kryemadhit.
Ajo po qan për burrin e vet, që sa e kishte, bënte shenjë mes burrave të fshatit.
Kjo ngjarje e vogël, humbja e dashurisë së burrit, zë brenda, edhe vargjet e këngës lapidare “Sa lot kam derdh unë për ty/ sa shumë të kam dashur/ Më mirë me ty dhe fukara/ se sa pa ty, i pasur”.
Po ku dashuria, e ku pasuria more njerëz?!
Ata që kanë lexuar Kur’anin, ende nuk e kanë deshifruar ajetin: “Kjo botë është pasuri, kurse pasuria e saj më e madhe është gruaja e mirë”.
Për faj të Botës u nda edhe çifti Kryemadhi- Meta.
Ç’u duhet të tjerëve sa herë e vret veten Ilir Meta, sa kundërshtarë ka vrarë, sa pasuri ka vënë, apo cilin ka në listë të vrasë?!
Pastaj, varret që hapë Ilir Meta, pse t’i mbulojnë herë Sali Berisha, herë Edi Rama?
Dritan Prifti nuk flet, as ai burri që shkelmoi Monikën në Lezhë, as shumë të tjerë që ekzekutohen nga tjetërkush, as ata që u bën “keq” kafeja pas disa muajve, as Dum Dumani që Likja e lajmëron se do ta zhdukë edhe nga burgu.
Burra si Ilir Meta, Mafia jonë ka pak.
Me femrat bën hapa pas.
Ju e kujtoni si e fiku tankun rus në Malin me Gropa, sapo ambasadorja Yuri Kim valëviti flamurin amerikan ne facebook.
Edhe Yurin e akuzoi si Monikën, se nuk ka administruar mirë pasuritë, por nuk e “vrau” të paktën.
Shumë shumë, Ilir Meta përballë femrave vret veten, prandaj ka të drejtë Monika që lëshon lotë mbi “varrin” e të shoqit./Pamfleti
Lini një Përgjigje