TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë25 Qershor 2024, 10:40

Pse Berisha nuk e kallëzon në SPAK dasmën mbretërore të Edi Ramës me mbi 800 të ftuar?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Pse Berisha nuk e kallëzon në SPAK dasmën mbretërore të
Dasma e Edi Ramës /

Klikoni në Google dhe nuk ka nevojë fare për hetim pasuror...

E dini sa ka kushtuar dasma e Edi Ramës dhe Linda Bashës?!

Kjo ceremoni që ka vazhduar disa ditë, ka pritur e përcjellë mijëra persona nga Shqipëria, Kosova dhe shume shtete perëndimore, deri në Amerikë.

Vetëm në ceremoninë e orës 16:00 të 23 tetorit 2010, kanë qenë të ftuar rreth 800 politikanë, pushtetarë, diplomatë dhe figura Vip, pasi mbas dasmës, ka pritur të afërm dhe miq në shtëpinë e Dash Pezës në Pezë.

Ai karvani i gjatë i makinave luksoze, nga Liceu Artistik tek "Xibraku" ku dasma mbretërore shkëlqente mes varfërisë së një populli do shpërndahej pas ceremonisë që ende SPAK nuk merr guximin ta hetojë.

Janë publike tashmë shpenzimet marramendëse, se edhe Babloku, njëlloj si Monika, i kanë publikuar ne mediat e tyre, krimet e veta.

Klikoni në Google dhe nuk ka nevojë fare për hetim pasuror.

Një shishe shampanjë 1500 dollarë, një llampadar dhuratë çiftit, 3696 dollarë, Gramoz Ruçi që mbledh sadaka, nga 50 euro, pasi Edi Rama dhe Linda Basha janë fukara, kanë vetëm një shtëpi 100 metra nga martesa e tretë e Linda Ramës.

Edhe Edi Rama kishte lënë pas 3 martesa të ligjshme, por gratë e tij kishin qëlluar secila më e bukur dhe më e varfër se tjetra, prandaj i duheshin dhurata, të akomodojë apartamentin bosh.

Sot që Olsi Rama, aso kohe punëtor në rrugët e emigrimit në Amerikë, është mbret i lojërave të fatit, drogës dhe parajsave fiskale, Linda bose bankash dhe Edi Rama sundon dhe përçan nga saraji antisizmik i Surrelit, të gjithë heshtin.

Mbi këto fakte, sot duhej të fliste Sali Berisha.

Një çift pa asgjë, sot tribun i trinisë përçaj, sundo e vidh, mbështillet me damask të pambuktë e stoli nga lulet e Dubait. 

Edhe britmat e fundit për luftë me Drejtësinë, nga Dubai vijnë.

Saliu është i kujdesshëm.

Ai po lufton për ta shuar luftën, për ta mbrojtur Edi Ramën.

Kjo formë e ka forcuar frontin e të fortëve.

Sa më i butë të jetë me kriminelin Rama, më të butë bëhen edhe amerikanët me të.

I vdekuri në vig nuk hapet, prandaj këta shtiren e shtyhen brenda rrethimit të thurur me lojëra, sikur po “vrasin” njëri-tjetrin.

Lojtarët po ruajnë dollarët e vjedhur, prandaj edhe mund të justifikohet fakti se pse Berisha nuk e kallëzon në SPAK dasmën mbretërore të Edi Ramës me mbi 800 të ftuar?!/Pamfleti

dasma e edi ramës spak berisha 800 të ftuar

Lini një Përgjigje