“Lajmësi s’ka faj”, deklaroi krye hajduti i kryqëzuar në kryq të fakteve jo vetëm si hajdut, por edhe si autokrat...
Edi Rama kryeministër, u shfaq i ashpër kundër agresionit të kriminelëve.
Këtë herë, nuk mori ca nga ata që ‘hanë dardha’ pas shpine, ti nxjerrë para përgjegjësive, por i vuri përballë e bisedoi me ta si miku me mikun, për të shtrënguar muskujt kundër SPAK-ut dhe Amerikës që po u shtohet “oreksi” në shtrëngimin e ngutshëm të rripave për ata që kanë rrjepur gjithë pasuritë publike.
Në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit, pjesëmarrësit ngelën me gojë hapur, kur kryeministri antiamerikan foli si ambasador amerikan për të drejtat e gazetarëve.
“Lajmësi s’ka faj”, deklaroi krye hajduti i kryqëzuar në kryq të fakteve jo vetëm si hajdut, por edhe si autokrat.
Edhe pse shkeli “bishtin” e vet, u ngrit majë gishtave pa ngarkesën e dhunës mbi shtypin e lirë.
Ua faturoi fajet zyrtarëve të vet.
Deklaroi se publikimi i skandaleve të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, është detyra e gazetarëve, nëse ata lejohen ta fusin dorën tek plaga.
Pastaj, piktori u bë doktor neurolog.
Ligjëroi për ndryshimin e gjendjes psikike të prokurorëve, hetuesve dhe zyrtarëve që i ka zënë neuroza e të llapurit nga halli.
E tundi kërbaçin mbi të shtyllat e shpirtit të skuadrës.
Asfiksoi hajdutët e vet.
A nuk veproi kështu edhe Amerika me shefin e FBI-së për New Yorkun Charles McGonigal?!
Edhe ai ‘kishte ngrënë dardha’ pas shpinës së diplomatëve, edhe ai foli si këta tanët që na japin çdo ditë materiale të frikshme, “Punojmë me regji nga Edi Rama, ky na bëri kriminelë, ky është i pabesë, ky na shtyn e na nxjerr përpara vetes drejt burgut...”
Rama, si manipulator i nivelit të lartë, po ngre në art të zezën e vet.
Dy ditë pas dhunës mbi reporterin dhe gazetarin e emisionit investigativ “Piranja” Freaed Rista, e frenoi veten, futi marshin indietro, i drejtoi veshët që ja kanë shkulur skandalet e shfaqi filmin kinez.
Nisi të shtiret si kryeministër pasi punoi 11 vjet si krye hajdut, të sillet si ambasador amerikan pasi nga frika e tij Amerika ka një vit e ca që nuk gjen “siguri” të sjellë ambasadorin e ri.
Asgjë të re nuk sjellim nga aksioma e lashtë sa njeriu, se “Lajmësi s’ka faj”, por në gojën e një ambasadori amerikan do të tingëllonte ndryshe nga ato që dëgjojmë nga vetë kreu i narko shtetit që përditë vret lajmet dhe zbehë edhe autoritetin e shtetit mik, Amerikës, që shumica e shqiptarëve e shohin si shiun e lehtë të pranverës në kopshtin e vet.
Meqë ngastra jonë e demokracisë mes demonëve, nuk pret as shi as diell, deri pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Amerikë, pasi mafia e fshatit tonë ka futur në laboratorin eksperimental “kafshët e egra” të pyllit të korrupsionit global, mund t’u themi të “çmendurve” tanë që na lexojnë, se jemi në fund monologut ku antiamerikani Edi Rama na krekoset edhe si ambasador amerikan./Pamfleti
Lini një Përgjigje