Pse dragonjtë nuk po përdorin masa drakoniane për “tredhjen” e trafikantëve, që edhe fshatarët, edhe Google, edhe mediat e rrjetet sociale, i njohin me emra e mbiemra?!
E dini ç’suksese ka arritur DEA amerikane në Shqipëri?!
Praktika e tyre është e njohur në gjithë Botën, por ne po flasim për fshatin tonë.
Erdhën të egër.
Në aksham të aksionit të parë, postuan aksiomën që të tërë e pranuam:
“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].”
Edhe në ditën e fundit të sukseseve, që i bie të jetë sot, DEA po rrotullon çikrikun me këmbë, për të mbyllur gishtat grusht, kundër administratës institucionale të trafikut të botës së drogërave të forta.
Po a futet fija në gjilpërë me gishtat grusht?!
Jo, sipas traditës së fshatit tonë, duhet të fërkosh gishtin e madh me atë tregues e të jesh i kthjellët nga shikimi.
Por edhe kjo medotë ka rreziqet e veta.
Vetë shefi i FBI-së Charles McGonigal e provoi dhe u bë bastun i Bablokut.
Në basenin me peshq, bashkësia mafiologjike, është tipologji idilike.
Pra, sa kohë që në fshatin tonë, jo vetëm klasifikimi, por edhe krishterimi janë kritere, që t’i bëjnë “zhele” Engjëll Agaçët e Baton Haxhinjtë e Bablokut, kot e ke që vë pikëpyetje e pikëçuditëse pas mënyrës habitore, pse dragonjtë nuk po përdorin masa drakoniane për “tredhjen” e trafikantëve, që edhe fshatarët, edhe Google, edhe mediat e rrjetet sociale, i njohin me emra e mbiemra?!
Po, këtë punë po bëjnë pra.
Jo vetëm DEA që mbledh informacione, por edhe Departamenti Amerikan i Shtetit që i shpërndan njoftimet, e sulmoi egër Bablokun edhe në raportin e fundit.
Edhe në këtë moment të bukur, ku dua të zbërthej kopsat e raportit që e kryqëzon qeverisjen e narko shtetit, nuk më lënë turmat e zemëruara.
-Nuk duam përralla me Altin Duman e Yuri Kim, u zgërlaq kryekrimineli -brohorasin tifozët e Amerikës.
-Ha ha ha, jemi deri në 2029-ën në pushtet o pushta, i rruani by*ën Edi Ramës -shpërthejnë me emocione tifozëria tjetër, këta që e mbajnë drogën nëpër xhepa dhe drogojnë edhe deshët e Departamentit te Shtetit edhe demat e demokracisë së pushtetit.
Me këtë fjalor që e kërkon vetë publiku, më mirë t’i shmangemi pak realitetit, ta mbyllim shkrimin për sot.
Janë zëmëruar keq fshatarët, sa nuk duan t’ia dinë, as ç’shkruajmë ne, as ç’bëjnë DEA dhe DASH-i amerikan, bile bile, as sa të fortë i kanë brirët deshët që u prijnë deleve në kullotat plot me hashash./Pamfleti
Lini një Përgjigje