
Arrestimi i Ilir Beqjes është një humbje e madhe për Edi Ramën...
Se ku e futi kokën Edi Rama kur shënoi “golin” historik në minutat shtesë të ndeshjes Mafie shqiptare- FBI amerikane, lajmin e keni mësuar jo nga komentatorët tanë, se në atë moment e kishin gojën plot me dollarë, por nga ambasadorja Yuri Kim, prandaj festuan këtej gjithë kriminelët, “rroftë Edi Rama”!
Yuri i mbylli syçkat dhe mallkoi lojtarët amerikanë McGonigal, Neza, Soros, Biden, Duçka dhe ca të tjerë që nuk kanë shumë famë në botën e biznesit, “ju plaçin sytë” që i dhatë këtë fitore të madhe Bablokut të mafies kundër Bablokut të FBI-së.
Stuhia u zëmërua dhe shkuli nga rrënjët gjithçka gjeti përpara.
McGonigal po “kalbet” në burg, skuadra e tij po lëngon në grazhd, mbërthyer me gozhdë, ku “ushqimi” nuk blihet me dollarë, por me informacion.
Tek informacionet që janë të frikshme, të përmasave të Uotergejtit, nuk marrim guxim të gërmojmë, as të fantazojmë se do të thyhen rregullat dhe të përsëritet ndeshja e parë për lojë me hile, jo që jo.
Ajo u mbyll, Edi Rama e mundi Amerikën.
Po kur do të kemi ndeshjen e dytë, për të cilën Presidenti Donald Trump u betua se Amerika do ta shkatërrojë Edi Ramën?
Nuk e dëgjuat, thoni ju?!
S’ka gjë, mbyllni veshët dhe kërkoni në Google fotografinë e Donald Trump me banderolën në duar “Do ta gjejmë atë bir k*rve që korruptoi amerikanët...”
Prapë keni dyshime se Olsi në fotografi të drogës se Xibrakës nuk është Olsi Rama, apo se kryeministri i Shqipërisë që bleu shefin e FBI-së nuk është Edi Rama?!
Nejse, jo vetëm ata që e kanë litarin në fyt prej 34 vitesh, por edhe ata që ‘ta ndajnë qimen për gjysmë’, pak a shumë kanë të njëjtin hall.
Kur do vijë fundi Edi Ramës?
Tani po që duhen hapur sytë sa t’ju ngrihen qerpikët mbi vetull.
Arrestimi i Ilir Beqjas është një humbje e madhe për Edi Ramën. As kishte informacion, as e çon nëpër mend se sa humbje të thellë do të ketë skuadra e narko- shtetit ende pa dalë në fushë.
Themi kështu, pasi ndeshja e dytë ende nuk është vendosur në kalendar, lojtarët akoma nuk kanë lindur, por ama, mund të lindin në çdo sekondë që drejtësisë i duhet të mundë mafien.
“Barku” i drejtësisë është fryrë.
Nëna e demokracisë, me pak emocione, por e ëmbël në fytyrë, ngjan e kënaqur që Donald Trump është betuar se Amerika do ta shkatërrojë Edi Ramën./Pamfleti
Lini një Përgjigje