Faktet janë këtu dhe atje, nga Xibraka në Hanovër, nga Italia në Meksikë, nga Holanda në Spanjë, nga Qafë Thana në Amerikë...
Olsi Rama, është peshku i parë i madh që pritet të arrestohet. Ngjarja e ngrohtë, është çështje kohe dhe matet me ditët që do të lëvizin historinë mes të djeshmes që po largohet vështirë, dhe të nesërmes, që po vonohet me sot e me nesër.
Nëse u janë përzier kohërat me ngjyrat, dilni shihni, ai druri që ju e njihni si frashër i bardhë, vetëm lulen ka të bardhë, trupin e ka si ato një milion pemët e pyllit orbital, që ç’të bëjmë, nuk na mjafton një jetë që kemi, t’i numërojmë.
Edhe vëlla Olsi është i murrmë deri tek koka, por “lulet” e tij kanë dehur dynjanë.
Olsi nuk është i njohur botërisht vetëm si kapoja i kartelit te drogës apo si Mbreti i Parajsave Fiskale, por si bankomati i miliarda dollarëve të 4 Klaneve Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale, nën hijen e frashrit të trashë, të moshuar sa mafia jonë, dhe që koka i ka vajtur tetë kat mbi sokak.
Olsi, fik dhe ndezë motorët e montazhit të monopoleve të monarkisë monetare, prandaj shqiptarët duhet ta kuptojnë hallin që i ka zënë edhe strukturat drejtësisë, edhe agjentët e DASH-it apo FBI-së.
Këta miqtë tanë që nuk e njohin frashrin, Olsin e kanë pagëzuar Salmon.
Këtej, gjuetia nuk është si andej.
Vjen peshku, të ha karremin dhe të thotë, kur vjen të gjuash prapë o peshkatar me rroba të grisura?!
Prandaj na ndodh që gjithë peshqit që sillen rreth SPAK-ut, edhe pse kanë grep në stomak, tallen me Altin Dumanin, kur do na thërrasësh prapë o peshkatar me çizme amerikane?!
Po Olsi nuk është kapur me grep, se grepat i gëlltit ky. Ka rënë në rrjetë të FBI-së e nuk e shqyen dot.
Nuk gjejmë asnjë tjetër lëndinë logjike, pasi me fshatarët nuk ka tjetër gjuhë, përveçse “e duam në burg”.
Faktet janë këtu dhe atje, nga Xibraka në Hanovër, nga Italia në Meksikë, nga Holanda në Spanjë, nga Qafë Thana në Amerikë.
Meqë edhe gropa e zezë e ka një fund, se ndryshe nuk do ishte bota e rrumbullakët, të ngatërrohet nëpër germa pyetja: Ky bosi, vëlla kryeministri, trafikant droge me pasaportë amerikane dhe dy të tjera, që kudo i hapet dera, kujt dreqin i ngeli në rrjetë, SPAK-ut apo FBI-së, se këta të fundit ngjan se vetëm lexojnë letra anonime?!
Kjo është pyetja që qarkullon në eter të etapës mes akuzave dhe arrestimit.
Aritmia e kohës, një ç’rregullim aritmetik në metro të Altin Dumanit, vagon ky që flitet se e shtyn Edi Rama, nuk duron më shumë tronditje.
Zemra e secilit rreh fort nga emocionet, janë shfaqje teatrale të SPAK-ut për dosjet e familjes kryeministrore, apo vërtetë Olsi Rama ka rënë në “rrjetë” të FBI-së?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje