Protesta e organizuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është zgjeruar përtej Zvërnecit. Gjatë tubimit, një prej protestuesve deklaroi se lëvizja nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e Zvërnecit, por edhe me nevojën për ndryshim politik në vend.
“Duhet çliruar Atdheu nga Rama dhe Berisha”, u shpreh ai, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si figura që, sipas tij, duhet të mbajnë përgjegjësi politike.
Protestuesi theksoi se kauza nuk duhet të kufizohet vetëm te projekti në Zvërnec, ndërsa bëri thirrje për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje më të gjerë në protesta.
Në fjalën e tij, qytetari iu referua edhe lëvizjes studentore që çoi në rrëzimin e regjimit komunist, duke i bërë thirrje qytetarëve të reagojnë.
Ai bëri thirrje dhe për kujdes për mos politizimin e protestës që sipas tij është vetëm qytetare.
“Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin, atë do ta marrin kur të çlirojmë Shqipërinë nga këta dy persona. “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Studentët që hodhën poshtë komunizmin ishin pa bukë në bark, ju jeni me AMG. Zgjohuni se jeni gjak shqiptari. Mos lejoni asnjë parti këtu. As aktivistët që presin thërrime. Kjo është protestë e popullit," tha ai.
Lini një Përgjigje