TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2026, 17:58

Gjimshitit i hiqet shiriti i kapitenit për sfidën e veçantë, Maran ndalon Hysajn të largohet nga konferenca për shtyp (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Gjimshitit i hiqet shiriti i kapitenit për sfidën e
Elseid Hysaj-Rolando Maran

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën këtë të shtunë në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut. Takimi do të zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:00.

Për Hysajn, kjo sfidë pritet të ketë një rëndësi të veçantë, pasi mund të shënojë paraqitjen e tij të 100-të me fanellën e Kombëtares shqiptare. Njëkohësisht, trajneri Maran konfirmoi se mbrojtësi do të mbajë edhe shiritin e kapitenit, duke e marrë atë nga Berat Gjimshiti për këtë ndeshje historike.

Duke folur përpara gazetarëve, Hysaj nuk e fshehu emocionin për pragun e një rekordi personal me kuqezinjtë.

Shpresoj që të luaj, këtë e di trajneri. Ëndërr për mua dhe krenari nëse arrij ndeshjen e 100-të nesër. Që i vogël kam pasur thjesht ëndërr të luaj me Kombëtaren, jo më që të arrij të luaj 100 ndeshje me këtë fanellë. Për mua do të jetë nder dhe krenari e madhe”, u shpreh Hysaj.

Megjithatë, çdo paqartësi për aktivizimin e tij u sqarua menjëherë nga trajneri Maran. Teksa Hysaj po largohej nga salla e konferencës, tekniku ndërhyri duke konfirmuar jo vetëm praninë e tij në fushë, por edhe rolin si lider i skuadrës.

Ju siguroj unë që do luajë dhe do të jetë po ashtu kapiten”, deklaroi Maran.

Ndeshja ndaj Luksemburgut do të shërbejë si një test i rëndësishëm për Kombëtaren, por njëkohësisht edhe si një mbrëmje e veçantë për Elseid Hysajn, i cili është pranë një prej arritjeve më domethënëse në karrierën e tij me fanellën kuqezi.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares rolando maran trajneri i kombëtares

Lini një Përgjigje