TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2026, 19:05

Çfarë po ndodh te Franca në prag të Botërorit? Publikohet video që po ndez rrjetin mes Mbape dhe Kante

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh te Franca në prag të Botërorit?
Kilian Mbape-N'Golo Kante

Franca po vijon përgatitjet në prag të Kupës së Botës, por vëmendjen e opinionit sportiv nuk e ka marrë vetëm fusha e lojës. Një video e bërë virale në rrjetet sociale ka nxitur diskutime lidhur me marrëdhënien mes Kilian Mbape dhe N’Golo Kante.

Pamjet janë regjistruar përpara ndeshjes miqësore ndaj Bregut të Fildishtë, të cilën Franca e humbi me rezultatin 2-1. Megjithatë, pavarësisht rezultatit surprizë, momenti mes dy futbollistëve ka tërhequr më shumë vëmendje se vetë sfida.

Në video shihet Kante duke përshëndetur bashkëlojtarët e tij, ndërsa nuk shkëmben një shtrëngim duarsh me Mbape. Kjo ka mjaftuar që në rrjetet sociale të qarkullojnë aludime për një konflikt të mundshëm brenda kampit francez.

Megjithatë, raportime të tjera pranë ekipit kombëtar francez bëjnë të ditur se nuk ekziston asnjë problem mes dy lojtarëve dhe se episodi nuk lidhet me ndonjë mosmarrëveshje.

Pavarësisht spekulimeve, Franca mbetet një nga kombëtaret favorite për të synuar triumfin në Kupën e Botës, falë përbërjes cilësore dhe eksperiencës së grupit.

kilian mbape n'golo kante franca

Lini një Përgjigje