TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Korrik 2024, 12:29

FBI apo Edi Rama na e kanë infektuar epokën?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

FBI apo Edi Rama na e kanë infektuar epokën?!
Edi Rama dhe Joe Biden /

 Dielli i kësaj qeverie nuk nxeh më, as Hëna e kësaj opozite nuk ndriçon...

Arrestohet Edi Rama! U mbyll epoka e ndritur e korrupsionit galopant.

Shqipëria la mbrapa një të shkuar të zezë.

Këta do të jenë pak a shumë, titujt e mediave ndërkombëtare, në ditët që kemi përpara.

Dita e fundit e pushtetit të tij, është edhe dita e parë e vdekjes së epokës së hajdutëve, dhe dita e parë e gjykimit, është dita e fundit e sundimit.

Nuk e them unë, as ti që lexon, as ju që shihni se si Dielli i kësaj qeverie nuk nxeh më, se si Hëna e kësaj opozite nuk ndriçon, pasi nuk do të na mbanin gjunjët në vrapin krah vampirëve që ja ndërrojnë kostumin poteres së simfonisë së samartarëve të suitave sunduese.

Avuj uji të qelbur, pas skandalit të kryeministrit Edi Rama me kreun e FBI-së për New Yorkun Charles McGonigal, janë shpërndarë në fushën e politikës si epidemia që u merr jetën provave të drejtësisë dhe pronave të shoqërisë jo për faj të Edi Ramës që bleu agjentin amerikan, por të FBI-së që nuk ruajti veten.

Klasat shoqërore, janë bërë klane antagoniste të despotit delenxhi, për të cilin është shpikur gënjeshtra futuriste, se i bindet vetëm perandorisë amerikane për të shuar dufin e “drurëve” të gjallë në pyllin e kokave, që kohët e fundit, nuk dinë ku kanë as kokat e veta.

Emidemia si proces, është një akt mes qelizave të shëndosha dhe vrastare.

Bërthama e perimetrit të demokracisë, na është infektuar aq rëndë, sa vlerësohet si ilaç, sa herë kryeministri hajdut i madh, del nëpër fshat të kërkojë hajdutë të vegjël.

Mbase duhet thënë, se qëlloi fat që fshati ynë është një kafaz i vogël.

Nëse sot, drejtësia do të kalonte në skaner të gjithë ata që ankohen për kolerën 34 vjeçare, më keq do dilte diagnoza e atyre që po e presin vdekjen në këmbë, trimërisht, se e atyre që kanë vdekur nga sëmundja e korrupsionit dhe ende i besojnë ringjalljes.

Vdekjet klinike u bënë modë e botës moderne, apo jo?

Fotografitë e kryehajdutit tonë me Presidentin Joe Biden, bindin ndokënd me tru normal, se skandali Rama-McGonigal është nder për Amerikën?!

Ndershmërisht, të dy kanë tradhëtuar kombet e veta, prandaj Amerika e ka ngrirë kryeministrin tonë si stalagmite të historive antike krah stalaktiteve të veta.

Akujt e Ballkanit kanë bërë reaksion me ujin gëlqeror të gëmushave të hetimit.

Edhe pse askush veç nesh, nuk guxon të besojë kështu, pasi këta mostra të orientojnë edhe besimin, nuk mund të mos i themi të bardhës të bardhë e të zezës të zezë.

 Ky, që me paratë e taksave të shqiptarëve dhe amerikanëve të varfër, korrupton çdo pusht e pushtetar të pasur, është apo nuk është sëmundje zorrësh, që po zvarrit hetimin, për të mos lëshur dritë mbi skandalin më të madh që ka infektuar epokën.

Ne nuk kemi asnjë pëndesë sot që është bërë korrupsioni mullar lëshojmë në eter pyetjen: FBI apo Edi Rama na e kanë infektuar epokën?!

Hë, cili budalla e do fjalën, para se lajmet të mbushin botën mediatike: Arrestohet Edi Rama, zbulohen pasuri të çmëndura...?/Pamfleti

fbi edi rama kanë infektuar epokën

Lini një Përgjigje