TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë16 Korrik 2024, 11:11

Babloku ka dalë nga “binarët” e Mafies dhe Amerikës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Babloku ka dalë nga “binarët” e Mafies dhe Amerikës!

Për fat të zi të shqiptarëve, ky është fati i bardhë i hajdutëve...

Vetëm një hajdut më i famshëm se Edi Rama, e rrëzon Qeverinë hajdute të Edi Ramës

Këtej pushteti nuk lëviz me votë deliberative, pasi debilët në regjistrin e kredive, kanë regjistruar si debitor çdo fshatar që i kanë mjelur lopën në shtungën e mafies.

E kush fiton mendoni ju?

Shqiptarët gjithmonë janë ankuar tek OSBE dhe Amerika.

Këta, edhe na vjedhin, edhe na kërkojnë si dëmshpërblim votën.

Kështu, gjithmonë hajduti më i tmerrshëm fiton.

Sot që qeveria është veshur me vellon e kusarit, Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë hellur mbi supe palën e flamurit, për ta valëvitur mbi bedenin e strehëzës ku hajdutët i fshihen vetëm Amerikës, pasi këtej hajdutëria është bërë 'sister' me sistemin.

Si motra binjake ngjajnë tre partitë, PS, PD dhe PL.

Kjo Partia e Lirisë, ka patur lirshmëri në hajdutëri si me dorë të majtë, ashtu edhe me të djathtën.

E regjur me vaj e me uthull, ka thithë sisën e dy nënave, të socialistëve dhe demokratëve.

Demografia politike, si statistikë demoralizuese, është varur gjithmonë si hartë, në grremç të germave që këputen si gjethe vjeshte nëpër suferinat e forta të diplomacisë amerikane.

Kjo diplomatja e fundit, është e vërtetë se i veshi me fund burrat e fortë të politikës, sa fshati i ka bërë dordolecë për të trembur sorrat që i sillen rrotull kombit, por sa kohë nuk kemi ende një hajdut më potent se Edi Rama, asgjë nuk mund të ndryshoi.

Hajduti që na përzgjodhi Yuri Kim për të mundur hajdutin Edi Rama nuk bën.

E mori nga raca e cubave braca.

Ky Luli, vërtetë është hajdut, por i dobët.

Deri sot ka plaçkitur karvanët e fshatit të vet.

Edhe një herë që vajti nga Rusia, amerikanët e vlerësuan se nuk gjeti lëndën aktive për “raketat” mbi posterin e atij që i ka kaluar prej vitesh koha të ikë nga pushteti dhe të rehatohet në postiqen e transparencës pasurore.

Për pasuri dhe një tradhti të vockël të Bablokut po zihen këta.

Babloku ka dalë nga “binarët” e Mafies dhe Amerikës.

I pëlqen t’ia plasë cipën moralit të ndërrimit të portave, sa ja ka kaluar edhe Enver Hoxhës.

Pra, nuk është më ai zogu i vogël që e ushqenin Sali Berisha dhe Edi Rama për të “fluturuar” vetëm tetë vjet nëpër qiellin e korrupsionit.

Pandershmëria është pasion pafajësie, sa kohë Amerika nuk po na gjen një hajdut më potent se Edi Rama.

Për fat të zi të shqiptarëve, ky është fati i bardhë i hajdutëve./Pamfleti

ra amerika

Lini një Përgjigje