
Kremlini deklaroi sot se rëndësia e bisedës telefonike mes Vladimir Putin dhe Donald Trump është se tani Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të flasin për paqen, jo më për luftën.
Peskov deklaroi se fokusi i bisedës ishte tek negociatat dhe zgjidhja e problemeve përmes negociatave.
"Është një mesazh i fortë që tani do të përpiqemi t'i zgjidhim problemet përmes dialogut. Tani do të flasim për paqe, jo për luftë", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov tha gjithashtu se takimi i parë mes Putinit dhe Trump është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh rrethanat aktuale. Ai deklaroi se sanksionet perëndimore nuk do të pengojnë bisedimet Rusi-SHBA pasi ato mund të "hiqen aq shpejt sa u vendosën"
Lini një Përgjigje