TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2025, 15:54

"Putin do godasë një vend të NATO-s", Zelensky paralajmëron për sulme ruse në Evropë

Shkruar nga Pamfleti

"Putin do godasë një vend të NATO-s", Zelensky

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky ka bërë paralajmërimin e fortë se Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s.

“Këto janë informacionet që kam marrë nga inteligjenca. Unë mendoj se ai po përgatit luftën kundër vendeve të NATO-s vitin e ardhshëm. Nuk mjaftojnë t’i themi Putinit të ndalojë”, deklaroi Zelensky.

Në samitin e sigurisë në Mynih Zelensky ai ka folur për negociatat për fundin e luftës në Ukrainë, duke thënë se ai do të ulet me Putin, vetëm kur një plan paqeje i hartuar nga Donald Trump të jetë mbi tryezë.

“Unë mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme për këtë takim është që të mos merret asnjë vendim për Ukrainën, pa praninë e Kievit. Është shumë e rëndësishme për mua të bëhet presion Putin. Vendosni të gjitha sanksionet, mendoj se Presidenti Trump është gati ta bëjë këtë. Ai ka gjithë fuqinë për ta bërë. Kjo është arsyeja pse doja shumë të vija në Uashington”, shtoi presidenti ukrainas.

Zelensky kërkoi garanci të forta sigurie për vënien në zbatim të të cilave, tha se do të duhen të paktën 110 mijë trupa. Ai bëri thirrje për unitet mes Shteteve te Bashkuara dhe Europes. Por për SHBA-të, Zelensky tha se kurrë nuk e kanë dashur Ukrainën në NATO, përfshirë edhe administratën e mëparshme të Joe Biden.

Më herët, presidenti amerikan deklaroi se negociatat tripalëshe për fundin e luftës Rusi –Ukrainë do të nisnin në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Megjithatë Rusia mohoi të ketë dërguar përfaqësues të saj në Mynih.

JD Vance u shpreh se ideja e vendosjes së trupave ushtarak amerikan në Ukrainë nuk kundërshtohet tërësisht nga Uashingtoni. Sipas tij, diçka e tillë mund të vendoset nga Shtetet e Bashkuara nëse Rusia refuzon të ulet në tryezën e bisedimeve të paqes. Kremlini ka kërkuar sqarime në lidhje me këtë deklaratë të SHBA.

Lini një Përgjigje