TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2025, 13:45

U shtrua në spital pas problemeve me bronkitin, Papa Françesku mesazh besimtarëve: Kam ende nevojë për disa trajtime!

Shkruar nga Pamfleti

U shtrua në spital pas problemeve me bronkitin, Papa Françesku

Papa Françesku në një mesazh drejtuar besimtarëve shprehet se ka ende nevojë për disa trajtime për një infeksion respirator.

“Do të doja të isha mes jush, por siç e dini, jam në poliklinikën “Tzmeli”, sepse kam ende nevojë për disa trajtime për bronkitin tim”, tha Papa Françesku.

Papa u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë të luten për paqe në Palestinë, Izrael dhe gjithë Lindjen e Mesme, si dhe në Mianmar, rajonin e Kivu dhe Sudan.

Sakaq ai nuk harroi të falënderonte besimtarët “për afërsinë dhe lutjet me të cilat e shoqërojnë gjatë këtyre ditëve”, si dhe mjekët dhe të gjithë stafin infermieror të Spitalit “Tzemeli”, për interesimin e sinqertë.

Lini një Përgjigje