TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shkurt 2025, 14:38

Samiti në Paris, kush janë 7 liderët europianë që do takohen me Macron

Shkruar nga Pamfleti

Samiti në Paris, kush janë 7 liderët europianë që do

Presidenti francez Emmanuel Macron mbledh të hënën në Paris "vendet kryesore evropiane" për diskutime mbi "sigurinë evropiane", konfirmoi sot kreu i diplomacisë franceze, Jean-Noel Barrot.

"Presidenti i Republikës do të mirëpresë nesër vendet kryesore evropiane për diskutime mbi sigurinë evropiane", tha Barrot për radion France Inter, pa specifikuar se cilat vende do të marrin pjesë në këtë "takim pune".

Sipas Reuters, pesë diplomatë evropianë thanë se takimi do të përfshinte Francën, Britaninë, Gjermaninë, Poloninë, Italinë, Spanjën dhe Danimarkën, të cilat do të përfaqësonin vendet baltike dhe nordike.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, ka shkaktuar tronditje dje duke thënë se Evropa nuk do të ketë një vend në tryezën e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.

 

Lini një Përgjigje