Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaron se kërcënimet dhe presioni i jashtëm po forcojnë unitetin e brendshëm të vendit, pas paralajmërimeve të homologut amerikan Donald Trump për goditje ndaj objekteve energjetike iraniane.
“Kërcënimet dhe terrori vetëm sa forcojnë unitetin tonë. Ne përballemi me vendosmëri me çdo kërcënim", tha Masoud Pezeshkian.
Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të “shkatërrojnë” termocentralet iraniane nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet brenda 48 orëve, duke rritur tensionet në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
Në reagimin e tij, Pezeshkian theksoi se retorika kërcënuese nuk e dobëson Iranin, por përkundrazi konsolidon qëndrueshmërinë e tij. Presidenti e cilësoi idenë e eliminimit të Iranit si joreale dhe theksoi se vendi do të përballet me vendosmëri ndaj çdo presioni.
Autoritetet iraniane paralajmëruan gjithashtu për pasoja të mundshme nëse përshkallëzimi vazhdon. Në një deklaratë të transmetuar nga mediat shtetërore, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) theksuan se mund të mbyllin plotësisht Ngushticën e Hormuzit në rast se SHBA-të godasin infrastrukturën energjetike iraniane.
Hahaha....Trump Bolja kujton se talle loqet me Iranin, sic i talli me Venezuelen,hahaha.... Trump po perdore nje GPS outdate,pra te skaduar,sepse cifutet jane MASHTRUESIT me te MEDHENJ ne Rruzullin Tokesor.Ka ka ngaterru adresen dhe direksioni qe ka marre shkon ne nje rruge pa fund "DEAD END".