
Turqia është përpjekur të pozicionohet si një paqebërëse vitet e fundit. Ka organizuar bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës në një përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund këtij konflikti natyrisht, pa shumë sukses ende. Dhe tani po jep njoftime se po bisedon me të gjitha palët në këtë luftë.
Hakan Fidan, ministri i jashtëm i Turqisë, ka diskutuar hapat për t'i dhënë fund luftës, sipas një burimi diplomatik turk. Fidan ka zhvilluar telefonata të ndara me ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, si dhe me zyrtarë amerikanë, sipas Reuters.
Fidani ka folur gjithashtu me ministrin e jashtëm egjiptian dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, burime thonë se nga Katari se nuk ka përpjekje të vazhdueshme për ndërmjetësim tani për tani, të paktën nga Katari.
"Aktualisht jemi të përqendruar në mbrojtjen e vendit tonë dhe në adresimin e situatës pas sulmeve të LNG-së. Aktualisht nuk jemi të angazhuar në ndonjë përpjekje ndërmjetësimi", tha një diplomat i Katarit.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjes së Truqisë, SHBA-ja dhe Irani duket se nuk kanë ende në plan të ulen në bisedime paqeje.
Lini një Përgjigje