TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2026, 14:23

Shpërthim i fuqishëm në Romë! Shemben dy pallate, plagosen disa persona; 2 të tjerë nën rrënoja

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim i fuqishëm në Romë! Shemben dy pallate, plagosen
Godinat e shkatërruara nga shpërthimi në Piana del Sole

Një shpërthim i fortë ka tronditur kryeqytetin italian ditën e sotme, duke shkaktuar shembjen e dy pallateve dhe plagosjen e të paktën dy personave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në zonën Piana del Sole, në jugperëndim të Romës, mes rrugëve Via Tavagnasco dhe Via Castellinaldo. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi GPL, megjithëse shkaqet e sakta mbeten ende për t’u konfirmuar.

Forca e shpërthimit ka qenë e madhe, duke sjellë shembjen totale të dy ndërtesave, ndërsa disa të tjera në afërsi kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë struktura të shkatërruara, ndërsa mbetjet kanë dëmtuar automjete dhe kanë thyer xhamat e banesave përreth.

Raportohet se edhe katër deri në pesë ndërtesa të tjera janë prekur, me dëmtime që variojnë nga të lehta deri në të rënda.

Deri më tani janë konfirmuar dy persona të plagosur rëndë, të dy në moshë të thyer, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë transportuar me urgjencë në spital në gjendje kritike.

“Pashë një grua të shtrirë në tokë duke u dridhur”, ka rrëfyer një dëshmitare nga vendngjarja.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, pasi ekziston dyshimi se persona të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja, duke qenë se ndërtesat ishin të banuara në momentin e shpërthimit.

Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit, ambulancat e shërbimit 118, policia dhe karabinierët, si dhe njësi speciale kërkim-shpëtimi, përfshirë ekipe me qen të trajnuar.

Autoritetet bëjnë me dije se shpërthimi ka shkatërruar pothuajse plotësisht muret e ndërtesave dhe është ndjerë në një zonë të gjerë përreth.

Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, ndërsa pista kryesore mbetet shpërthimi i një bombole gazi brenda një prej banesave.

Shpërthim i fuqishëm në Romë! Shemben dy pallate, plagosen

Lini një Përgjigje