TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2026, 14:21

Luftën në Lindjen e Mesme, Papa Leoni: Skandal për njerëzimin

Shkruar nga Pamfleti
Luftën në Lindjen e Mesme, Papa Leoni: Skandal për
Papa Leoni

Papa Leoni ka thënë të dielën se vdekjet dhe vuajtjet e shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme janë një "skandal për të gjithë njerëzimin", duke përsëritur thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm.

Teksa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në javën e saj të katërt, Papa i parë amerikan ka thënë se vazhdon të ndjekë me "shqetësim" situatën në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera të shkatërruara nga lufta dhe dhuna.

"Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin", ka thënë Leo në lutjen e tij javore Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.

"Unë e përsëris fuqimisht thirrjen time që ne të këmbëngulim në lutje, në mënyrë që armiqësitë të pushojnë dhe rruga të hapet më në fund për paqe", ka shtuar ai. 

Ndërkohë presidenti Donald Trump kërcënoi të shtunën se do të “godasë dhe zhdukë” termocentralet iraniane nëse Teherani nuk e rihap Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve.

“Nëse Irani nuk e HAP PLOTËSISHT, PA KËRCËNIM, Ngushticën e Hormuzit, brenda 48 ORËVE nga kjo pikë e saktë kohore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin dhe zhdukin centralet e tyre ELEKTRIKE, DUKE FILLUAR NGA MË I MADHI!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Pas këtyre kërcënimeve Irani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Trump ka parshtruar një plan për mundësinë e negociatave dhe "përfundimit" të luftës, ndërsa Irani e ka bërë të qartë se çdo marrëveshje do të varet nga përmbushja e kushteve të tyre specifike.

Sipas zyrtarit, Teherani ka përcaktuar gjashtë kërkesa kryesore: garanci për të parandaluar konflikte të ardhshme, mbylljen e bazave ushtarake amerikane në rajon, kompensimin për dëmet, fundin e luftërave në fronte të shumta, një kuadër të ri ligjor që rregullon Ngushticën e Hormuzit dhe veprime ligjore kundër figurave mediatike që i konsideron armiqësore.

Zyrtarët iranianë thonë se faza aktuale e konfliktit pasqyron si forcën ushtarake ashtu edhe një strategji më të gjerë që synon riformësimin e ekuilibrit rajonal, ndërsa këmbëngulin se çdo rrugë drejt deeskalimit duhet të përmbushë kushtet e tyre të deklaruara.

Lini një Përgjigje